Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Vijon pastrimi i qytetit !

❇️ÇDO DITË NË SHËRBIMIN TË KOMUNITETIT
Vijon dezinfektimi e pastrimi, larja e qytetit me ujë dhe me klor, në të gjitha trotuaret dhe pjesët me asfalt të çdo rruge e lagjeje të qytetit të Klosit.
Puna vazhdon me çdo masë parandaluese për të luftuar Covid-19.
#bashkëmundemi
#Tiqëndronështëpi
FRIKE JO, KUJDES PO SHUMEEEE MADJE✅

Bashkia Klos merr masa për dezinfektimin!

ÇDO DITË NË SHËRBIMIN TUAJ ✅

20 Mars,

Bashkia Klos ka ndërmarr masa për dezinfektimin e institucioneve arsimore, si dhe institucioneve publike. Është bërë i mundur dezinfektimi i të gjitha kopshteve dhe shkollave, në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Klos, ashtu edhe i disa Qendrave Shëndetësore.
Shkollat që ju është bërë dezinfektimi janë : Shkolla Gur I Bardhë, Shkolla e mesme Xibër, Shkolla fillore Vanar, Aneksi Kashar, Shkolla 9-vjeçare Ketë, Aneksi Muçaj, Aneksi Dishaj, Shkolla 9-vjeçare Xibër Hane, Shkolla 9-Vjeçare “Gani Çira ” Dars, Shkolla 9-Vjeçare “Rexhep Shira” Fullqet, Shkolla 9-vjeçare ” Ali Hoxha” Bel-Unjate, Shkolla 9-vjeçare Gurrë e Madhe, Shkolla 9-vjeçare Gurr e Vogël, Shkolla 9-vjeçare “Veli Alla” Rripë, Aneksi Dom, Shkolla 9-vjeçare ” Ibrahim Tema” Kurdari, Aneksi Skënderaj, Shkolla 9-vjeçare Plan i Bardhë, Shkolla fillore Klos-Katund, Shkolla fillore Fshati-Fshat, Shkolla 9-vjeçare “Ramiz Kadiu” Bejnë, Shkolla 9-vjeçare” Ramazan Velcani” Cërujë, Shkolla fillore Patin, Aneksi Pleshë.
Si dhe Qëndra Shëndetesore Klos dhe Qendra Shëndetsore Bejnë.
🔴COVID-19
#bashkëmundemi🙏

20 Mars, 2020

Vazhdon procesi i shpërndarjes së ndihmave, në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Klos.

✅ ÇDO DITË PRANË JUSH
Vazhdon procesi i shpërndarjes së ndihmave, në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Klos.
Të organizuar me grupe nën kujdesin e veçantë të kryetarit Z.Ilmi Hoxha si dhe me përkushtimin maksimal të dy nënkryetarëve Z.Armand Gjini, Znj.Adelina Laçi dhe me udhëheqjen e 4 administratoreve dhe me ndihmën e pjesës tjetër të administratës, u bë e mundur shpërndarja e ndihmave në të gjitha fshatrat e bashkisë.
Gjithashtu u ndihmuan edhe pensionistët e vetmuar për të plotësuar nevojat e tyre.
Falenderojmë subjektet private që kontribuan në realizimin e pakove🙏
Do vazhdojmë të jemi pranë jush në këto ditë vështira, ju lutemi qëndroni në shtëpi sepse ne do kujdesemi për ju duke bërë më të mirën!
Bashkëpunimi me ju qytetarë është shumë i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri❗
Respektoni rregullat e reja❗Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së #COVID-19🦠
Bashkë do mundemi t’ia dalim🙏
FRIKE JO, KUJDES PO SHUME MADJE ✅

Bashkia Klos, shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, pensionist të vetmuar si dhe familjet që jetojnë në çadër nga tërmeti i 26-Nëntorit.

Pas identifikimit të rasteve të familjeve në pamundësi për të siguruar nevojat e tyre bazike, si dhe familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që jetojnë në çadër ashtu edhe të moshuar pensionistë që jetojnë vetëm, Bashkia Klos mundësoi për ta shpërndarjen e pakove ushqimore( ushqime, miell) dhe produkteve të higjenës.
Falë bashkëpunimit me bizneset dhe shoqatat e zonës arritëm të siguronim ndihma për ta shtrirë procesin në të gjitha njësitë administrative.Të organizuar me grupe pune, nën udhëheqjen e vetë kryetarit të bashkisë dhe dy nënkryetarëve nisi sot ky proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Askush nuk do të jetë vetëm në përballimin e kësaj situate, ndaj JU LUTEM🙏për sa më shumë bashkëpunim dhe angazhim në zbatimin e rregullave të vendosura nga autoritetet për shmangie lëvizjesh e vetëizolim.

#NeJemiNëDetyrë✅TiRriNëShtëpi🏡
#BashkiaQeDuam

Njoftim!

Në vijim të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Klos ju rikujton se qytetarët që e kanë të nevojshme marrjen e shërbimeve që ofron bashkia mund t’i drejtohen me kërkesë nëpërmjet postës ose email dhe aplikimeve online te e-albania. Administrata e bashkisë do t’i shqyrtojë këto kërkesa deri në plotësimin e këtyre shërbimeve nëpërmjet postës ose online me email dhe e-albanias pa qene nevoja që qytetari të paraqitet në ambientet e bashkisë.

Duke ju kërkuar mirëkuptimin tuaj ju sigurojmë që administrata e bashkisë është në dispozicionin tuaj dhe në gatishmëri për të suportuar çdo lloj situate.

Numrat e kontaktit për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve për çdo njësi administrative janë:

Njësia Administrative Klos
👉Blerina Pllumbi – 0696105586 – Administratore

Njësia Administrative Suç
👉 Mojsi Jazi – 0686909416 – Administrator

Njësia Administrative Gurrë
👉 Kastriot Pjetri – 0684197887 – Administrator

Njësia Administrative Xibër
👉 Elton Dalliu – 0685190376 – Administrator

Kontakto👇
Email : bashkia.klos@yahoo.com
Ju lutem kufizoni lëvizjet dhe respektoni rregullat për parandalimin e përhapjes së #COVID-19🦠
FRIKË JO, KUJDES PO

Komisione konstatimi për t’ju ardhur në ndihmë pensionistëve

Bashkia Klos ka ngritur komisione të posaçme për t’ju ardhur në ndihmë personave pensionit të vetmuar dhe personave me aftësi të kufizuar. Përmes një urdhëri të ngritur nga Kryetari i Bashkisë, këto komisione do të jenë në funksion të qytetarëve nën rolin e kujdestarit për të përmbushur nevojat e tyre.
Ky urdhër do të funksionoje me qëllim identifikimin dhe kryerjen e shërbimeve sipas nevojës ( shërbime për ushqim, ilaçe mjekësore apo nevoja të tjera) për pensionist të vetmuar apo dhe personave me aftësi të kufizuar, banorë të Njësive Administrative Klos, Suç, Xibër dhe Gurrë.
Kontaktet e personave që janë vënë në dispozicion nga ana e bashkisë janë si më poshtë:
🔘Njësia Administrative Klos
1-Blerina Pllumbi-Administratore
👉0696105586
2-Xhaferr Krosi
3-Ervis Kadiu
4-Fatos Ruçi
5-Kadri Dema
6-Shkëlqim Deda
🔘Njësia Administrative Suç
1-Armand Gjini
👉0694088139
2-Mojsi Jazi- Administrator
👉 0686909416
3-Arjan Kaziu
🔘Njësia Administrative Xibër
1-Elton Dalliu- Administrator
👉0685190376
2-Albert Kurti
3-Asim Topalli
🔘Njësia Administrative Gurrë
1-Kastriot Pjetri -Administrator
👉0684197887
2-Mustafa Hajdini
3-Matilda Qosja

Vetëm nëpërmjet marrjes së masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 do mundemi ta kalojmë bashkë këtë situatë.
#bashkëmundemi
#unëqëndrojnështëpi
Frikë JO, Kujdes PO shumë madje✅

Ndalohen lëvizjet me mjetet e transportit publik dhe privat, të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.

Bazuar në Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhër Nr.168/1 datë 15.03.2020 për “Kufizimin e lëvizjeve brenda vendit ” ju bëjmë thirrje të shmangni levizjet me mjete transporti si publik dhe privat.
Sipas urdhërit :
– Ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik dhe privat, të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.
– Përjashtim nga rregulli i caktuar në pikën 1 të këtij urdhëri bëjnë mjetet e transportit të pajisura me autorizim të posaçem nga autoritetet kompetente dhe mjetet e transportit të punonjësve në institucionet publike dhe/ose privat të cilët lejohen të qarkullojnë në intervalin kohor 5;00 deri në orën 8;00 dhe midis intervalit kohor nga ora 16;00 deri 17;00.
– Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

FRIKE JO , KUJDES PO , SHUME MADJE✅