Rrugët Rurale
Realizimi i shërbimeve publike për komunitetin dhe përmirësimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme, duke programuar planifikuar e monitoruar mirëmbajtjen e tyre.
Rrugët rurale janë strukturë e shërbime bashkiake, si sektor ka këto detyra kryesore:
- Sistemimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve bashkiake të asfaltuara .
- Sistemim dhe mbushje gropash, pastrim pusetash, hapje kanalesh kulluese në rrugë të pa asfaltuara.
- Sistemim dhe riparim të trotuareve .
- Mirëmbajtja e rrugëve bashkiake .
- Merr masa dhe preventivon nevojat materiale, për riparimet në të gjitha akset rrugore, mbështetur në fondet e akorduara për këtë qellim.
- Evidenton gjendjen e infrastrukturës, përcakton masat që duhen marrë nga ana inxhinerike, materiale dhe financiare për ndërhyrjen dhë përmirësimin e rrjetit ekzistues.
Sektori i Rrugëve Rurale shtrin të gjithë veprimtarinë nè të gjitha njësitë administrative.