Kryetari i Bashkisë Klos
Ilmi Hoxha

Ilmi Haxhi Hoxha ka lindur më 5 shtator 1971, në fshatin Pleshë të Bashkisë Klos. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme në qytetin e Burrelit, më pas ka përfunduar institutin 2-vjeçar të Policisë në Sauk, Tiranë. Më vonë është diplomuar në Akademinë e Policisë Tiranë. Ka marrë pjesë në shume trajnime dhe workshope të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit, ku është pajisur me certifikata dhe dëshmi përkatëse. Ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në shumë funksione si dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, Dibër dhe Tiranë.
Z.Ilmi është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Nga gushti 2019 është Kryetar i Bashkisë Klos.