Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Familjes së Xheladin Kurtit në fshatin Rripë i dhurohet një shtëpi kontenier

Ndërkohë që e gjithë bota është tronditur nga përhapja e virusit Covid-19, stafi i Bashkisë Klos u bë së bashku për të ndihmuar një familje të vetme, së cilës shtëpia i është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Familjes së Xheladin Kurtit nga fshati Rripë të Njësisë Administrative Gurrë, iu dhurua një shtëpi kontenier për strehim pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi rëndë shtëpinë. Me shumë sakrificë dhe punë të mirë, pavarësisht terrenit të vështirë ku familja ndodhej , stafi i Bashkisë Klos në bashkëpunim me Kishën Ungjillore “Rreze Drite Mat” finalizoi me sukses këtë nismë.
Falenderojmë pafund donatorët tanë, që sapo u njohën me rastin u treguan të gatshëm për ta ndihmuar këtë familje .
Faleminderit Pastor Gentjan Dervishaj dhe Pastor Ergys Abazi.
E gjitha puna u krye me kujdesin maksimal duke respektuar të gjitha rregullat, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm
FRIKE JO, KUJDES PO

Masat e reja për frenimin e përhapjes së COVID-19


FRIKË JO, KUJDES PO
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar nga mbledhja e qeverisë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.👇

Rregullat e reja:
– Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate
– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangjen e kontaktit të personelit me publikun.
– Punëdhenësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes së virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.
– Do të pezullohen përkohësisht të gjitha proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën me këto masa për të mos vënë në rrezik vetën dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.

Njoftim !


Për shkak të situatës aktuale në vend nga prania e virusit COVID-19 në Shqipëri, janë marrë këto masa nga ana e Qeverisë Shqiptare.
-Mbyllja e institucioneve arsimore për dy javë me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.
-Pezullohen fluturimet dhe udhëtimet në rrugë detare me veriun e Italisë, me të gjithë zonat e kuqe të izoluara plotësisht.
-Anulohen grumbullimet masive, aktivitete sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 Prill.
-Vetë-karantinim i detyruar për personat që vijnë nga zonat me shpërthime komunitare, zonat e kuqe, i cili do të monitorohet me rigorozitet nga strukturat shëndetësore. Ky vendim është i shoqëruar nga masa administrative për këdo që thyen këtë rregull.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton të ruani qetësinë dhe të zbatoni me kujdes rregullat e mëposhtme.

Aktivitet në kuadër të 8- Marsit.

Me datë 5 mars në Bashkinë Klos u zhvillua një takim miqësor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Gruas (8 Marsit). Nëpërmjet këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim me gratë dhe të rejat e qytetit duke ndarë eksperiencat e disa prej grave të Klosit që tashmë kanë arritur pozicione vendimarrëse në politikë apo profesionin e tyre. Thelbi i takimit ishte që të pranishmit të kenë mundësinë të diskutojnë për situatat e jetës së tyre të përditshme, dhe vështirësitë apo pengesat që ndeshin në praktikë për të drejtat e tyre. Tre gratë model që ishin përzgjedhur nga shumë të tilla janë:
1. Znj. Adelina Laçi- Zv/Kryetare e Bashkisë Klos
2. Znj. Valbona Kola- Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, Kryetare e Këshillit Bashkiak Klos si dhe Kryetare e Partisë Socialiste për Bashkinë Klos.
3. Znj. Teuta Karaj- Drejtoreshë e Zyrës Vendorë Arsimore, Klos.
Zonjat e përzgjedhura me eksperiencat e tyre përcollën mesazhe motivuese, se si kanë përballuar sfidat duke krijuar një balancë mes karrierës dhe familjes për të arritur suksesin.
Takimit ju bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Z. Ilmi Hoxha, i cili është përkrahës i figurës së gruas në karrierë dhe që vazhdimisht mbështet aktivitete të tilla.
Ftesës së këtij aktiviteti ju bashkua edhe ekspertja e UNDP, Znj. Monika Kocaqi si dhe Drejtoresha e Qendrës “Shpresa e Re/Fondacioni OAZ”, Burrel znj. Elona Livani. Ku kjo e fundit u bë pjesë e dhuratës simbolike që ju dhurua të pranishmeve, të punuara me shume dashuri nga fëmijët me aftësi ndryshe pranë kësaj qendre.
Ky takim organizohet nga Bashkia Klos dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.
#fuqia_e_gruas
#bashkë_mundemi
#grua_në_karrierë
#Dita_Ndërkombëtare_për_të_Drejtat_e_Gruas

Të rinjtë e Klosit, pjesë e Pushtetit Vendor.

Në datat 22 dhe 23 shkurt 2020, nxënës të Bashkisë Klos ishin pjesë të trajnimit 2-ditor, të realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) me përfaqësues Kordinatorin për Rininë pranë Kryeministrisë Z.Erjo Mile dhe Znj.Marsela Golemi.

Gjatë këtij trajnimi u realizua projekti “Loja simuluese mbi Politikën vendore”, duke synuar zgjimin e interesit të rinisë për politikën vendore, nxitjen e angazhimit rinor si dhe krijimin e mekanizmave të dialogut midis aktorëve lokalë dhe të rinjve.

Te rinjtë patën mundësinë të priteshin nga Kryetaria e Këshillit Bashkiak Znj.Valbona Kola, si dhe të diskutonin me disa prej këshilltarëve.
Gjatë trajnimit të rinjtë simuluan një mbledhje të këshillit, ku të ndarë në grupime, adresuan pyetje dhe propozime mbi problematika konkrete ndaj Pushtetit Vendor Klos. Të gjitha aktivitet u ndoqën me shumë kujdes nga drejtuesit e bashkisë, ku pjesë e trajnimit për të ndjekur më nga afër aktivitetin, ishin dy nënkryetarët Znj. Adelina Laçi dhe
Z. Armand Gjini.

#PaRiniNukKaShtet
#PushtetiVendorkanevojeperRinine

Vazhdojnë bisedimet për implementimin e projektit ndërkufitar ” Zbulimi i atraksioneve të fshehura” .

Në kuadër të projektit ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve turistike” , ku Bashkia Klos është një ndër përfitueset e projektit, që do zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sot u zhvillua takimi i radhës këtë herë në ambientet e Bashkisë Klos.
Patëm nderin të kishim prezent delegacionin e Bashkisë së Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut me Kryetarin Z.Marjance Stojanovski si dhe përfaqësues të organizatës partnere FLAG.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të projektit, si dhe u percaktua plani i punës për periudhën në vijim.
Kujtojmë që projekti ka si qëllim zbulimin e atraksioneve turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në Klos do të investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmiresimin e infrastrukturës turistike në zonën e Balgjaj, Ura e Vashës e zona të tjera potenciale, si dhe në mbështetjen e promovimin e ofruesve të produkteve lokale.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.
FLAG
Discovering hidden attractions

Të marten me datë 18 shkurt është mundësuar dhënia e një shtëpi kontenier për familjen e Ramazan Beçës në fshatin Patin të Njësisë Administrative Klos, duke i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për këtë familje.


Banesa e familjes Beça ishte një ndër shtëpitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, e klasifikuar nga inxhinierët si shtëpi e pabanueshme. Pas verifikimit në terren nga ana e grupit të punës së Bashkisë Klos, kësaj familje iu dha ndihma e parë duke iu mundësuar një çadër për tu strehuar. Vazhdimisht i është dhënë mbështetje edhe me ndihma ushqimore dhe veshmbathje nën kujdesin e Zyrës së Emergjencave Civile pranë Bashkisë Klos.

Rasti i familjes Beça është një rast delikat, ku përveç faktit që ka probleme të mëdha ekonomike, një ndër fëmijët e familjes, Biselda vetëm 20 vjeç ka probleme të shëndetit mendor të vonuar. Bashkia ka punuar fort nisur edhe nga ky fakt, që Biselda të ketë një shtëpi ku mund të bëjë një jetesë normale si gjithë moshatarët e saj.

Për rastin e familjes Beça kemi patur mbështetjen e pakushtëzuar të Kishës Ungjillore ” Rreze Drite” ku menjëhere sapo është njohur me rastin ka shkuar vetë pranë familjes Beça të shohë më nga afër realitetin e hidhur ku ata jetojnë. Nën kujdesin e Pastorit Ergys Abazit është bërë e mundur dhënia e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje për familjen Beça, e ndërsa sot falë mbeshtetjes së Kishës Ungjillore ” Rreze Drite” , familjes së Ramazan Beça iu dhurua shtëpia kontenier e cila përmbush të gjitha kushtet për një jetesë normale. Bashkia do vazhdojë ta ndjekë rastin e kësaj familje deri në rindërtimin e shtëpisë.

Falenderojmë dhe ju shprehim mirënjohje donatorëve tanë dhe i falenderojmë për bashkëpunimin e frytshëm!
# Donatorët tanë janë nga Amerika nga organizata Amerikane “Macedonian outreach” në bashkëpunim me “Vëllazërinë Ungjillore të Shqiperise”.
# Pastor Ergys Abazi kisha Ungjillore “Rreze Drite”Burrel.
# Pastor Sotir Anagnosti nga Kisha Ungjillore e Sarandës,
# Pastor Gentjan Dervishaj nga Kisha Ungjillore “Rreze Drite Tiranë” , dhe Alesio Sema, menaxheri I projekteve tek “Vellazeria Ungjillore e Shqipërisë” .
#bashkë_mundemi
#ti_nuk_je_vetëm
#Klosi_solidar
#Shqipëri_Solidare

Praktikë pranë Bashkisë Klos, apo në institucione të tjera shtetërore.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’, dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Kandidatët duhet të tregojnë interes për sektorin e përzgjedhur, si dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike e komunikimi.

Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar përvojën e dëshiruar të punës!

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’!

Fazat e Programit

Faza e parë e këtij Programi, e njohur si ‘periudha e praktikës’ zgjat tre muaj, njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe është pa pagesë.

Faza e dytë ju ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjeçare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve.

Bashkia Klos

Kërkon (12) praktikantë me profile studimi:

(2) Ekonomik;

(2) Juridik;

(2) Punë Sociale/ Psikologji/Sociologji;

(2) Inxhinieri Ndërtimi;

(2) Arsim Parashkollor;

(2) Gazetari/ Gjuhë Letërsi.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.