Barazia Gjinore
Plani i Barazisë Gjinore- Bashkia Klos
Bashkia Klos përgatiti Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2026-2028, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga kryatari i bashkisë Znj. Valbona Kola, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Klos e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Europës në datën 24.07.2025. Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026-2028 u përgatit me një metodologji gjithpërfshirëse, duke filluar nga analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave krysore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara. Për këtë plan u zhvillua me datë 22.08.2025 Konsulenca publike dhe vijuam më pas miratimin e tij në Këshillin Bashkiak.