Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje

6.1 – Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik

  • Emër mbiemër të koordinatorit:   Aurel Çira
  • Adresa postare/elektronike e koordinatorit:  aurel.cira@bashkiaklos.gov.al
  • Orari i punës :   8:00 – 16:00

6.2 – Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje

 Aktet që do të konsultohen

Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimetqë parashikon ky ligj. Subjektet e përfshirë në konsultimin publik,i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencave që kanë. Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore:

  1. Organe publike
  2. Individë dhe persona juridikë

Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë:

  1. Organe të pushtetit qëndror;
  2. Organe të pushtetit vendor;
  3. Çdo organ i Forcave të Armatosura;
  4. Entet publike;
  5. Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ publik është çdo organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt-dokumenti strategjik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publiken përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizojmë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të gjithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.

Mënyrat e konsultimit

Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

  1. me postë elektronike;
  2. me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;
  3. me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;
  4. me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.

Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga fomiat e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.

Afatet

Strukturat përgjegjëse

Çdo koment apo rekomandim i marrë gjatë proçesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik dhe pasqyrohet në proçes verbalin e takimit.

  1. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhen nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit.
  2. Organi përgjegjës apo përfshirës i problematikës, sygjerimit, etj së dhënë sinjalizohet me shkrim nga Koordinatori
  3. Ky Organ vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara

6.3 – Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun

Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun.Ligji Nr.146/2014, publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji;
Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët e grupet e interesit, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata jofitimprurëse ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.
Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik
Organet publike janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë:
a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve;
b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji;
c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar.

6.4 – Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik

Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik.

Të detyrueshme për konsultim janë:

  1. buxheti dhe ndryshimet e tij (programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore)
  2. taksat e tarifat vendore
  3. tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve
  4. rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë
  5. normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik

6.5 – Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje

  • Projektakti, relacioni shpjegues dhe dokumentat shoqërues të tij
  • https://www.bashkiaklos.gov.al/regjistri-i-projekt-akteve-per-konsultim-publik/
  • Arsyet të nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë
  • Afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre;
  • Adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të bashkisë ose të strukturës përgjegjëse për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin
  • Vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur bashkia vendos për organizimin e tij

6.6 – Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në info@bashkiaklos.gov.al  ose me postë në adresën Bashkia Klos, Rr “Jaho Hoxha”, ndërtesa nr.2, hyrja nr.2 Klos-Shqipëri.

Mënyrën e mbajtjes së procesverbalit dhe regjistrit të takimit publik për takimet publike.

Gjatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit.

Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit,

rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose video dhe ky veprim nuk bie ndesh me ligjin.

Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi të transmetohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana, Televizion Shqiptar; kanalet e tjerë në platformën digitale të këtij institucioni, ose qendrat radiotelevizive lokale të RTSH). Ligji nuk parashikon transmetimin në mediat private, por një veprim i tillë nuk është i ndaluar. Nëse mediat private kanë interes, ato mund të transmetojnë takimin.

Mënyra e trajtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Komentet dhe rekomandimet e marra gjatë procesit të konsultimit publik
grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik
përkatës në një mënyrë të strukturuar dhe transparente.
2. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës
për hartimin e projektaktit, i cili vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të
marra nga palët e interesuara të konsultuara.
3. Projektaktet shoqërohen me një përmbledhje të rekomandimeve të pranuara, sipas
dispozitave të këtij ligji. Nëse rekomandimet e palëve të interesuara nuk janë pranuar,
atëherë organi publik paraqet një përmbledhje të arsyeve për mospranimin e tyre në një
nga format e njoftimit, të parashikuar në nenin 11 të këtij ligji.

Mënyra e dhënies së arsyeve për mospranimin e komenteve dhe rekomandimeve

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/ rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrfirnit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në çfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje; në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsideratë dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen.

Përmbledhja me arsyet e mospranimit i njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj çdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj çdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon çdo personi të interesuar të identifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

6. 7 – Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim

Ku palët e interesuara, mendonjnë se i është cënuar e drejta për njoftim dhe kosultim publik, mund të ankohen: pranë Kryetarit të Bashkisë Klos në  valbona.kola@bashkiaklos.gov.al   në  info@bashkiaklos.gov.al , ose me postë në Bashkia Klos Rr “Jaho Hoxha”, ndërtesa nr.2, hyrja nr.2 Klos-Shqipëri,  kur projektakti nuk është miratuar ende pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën info@idp.al ose me postë në rruga “Abdi Toptani”, Nd.5, kodi postar 10101, Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
Me marrjen e ankesës, Bashkia Klos, merr masa për korrigjimin dhe reflektimin e vëretjeve të paraqitura, njofton palën e interesuar për masat e marra si dhe e fton të japë komentet dhe rekomandimet për projektaktin.

6.8 – Raporti vjetor për transparencën

  • Numri i akteve të miratuara nga organet e bashkisë me konsultim publik gjatë një viti.

NR; 2 a) Paketa Fiskale

          b) Buxheti 

  • Numri i përgjithshëm të komenteve dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara;
  • Numri i rekomandimeve dhe komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes
  • Numri i takimeve publike të organizuara – 5 degjesa publike për vitin 2023.
  1. Dëgjesë publike Klos 2020
  2. Dëgjesë publike Suç 2020
  3. Dëgjesë publike Gurrë 2020
  4. Dëgjesë publike Xibër 2020
  5. Dëgjesë publike Klos 2021
  6. Dëgjesë publike Suç 2021
  7. Dëgjesë publike Gurrë 2021
  8. Dëgjesë publike Xibër 2021
  9. Dëgjesë publike Klos 2022
  10. Dëgjesë publike Suç 2022
  11. Dëgjesë publike Gurrë 2022
  12. Dëgjesë publike Xibër 2022
  13. Dëgjesë publike Klos 2022
  14. Dëgjesë publike Suç 2023
  15. Dëgjesë publike Klos 2023
  16. Dëgjesë publike Klos 2023
  17. Dëgjesë publike Klos 2023
  18. Dëgjesë publike Gurrë, Bashkia Klos 2023
  19. Dëgjesë publike Klos, Bashkia Klos 2023
  20. Dëgjesë publike Suç, Bashkia Klos 2023
  21. Dëgjesë publike Xibër, Bashkia Klos 2023

9 – Iniciativa qytetare

Iniciativa qytetare i referohet Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa  qytetare  për  çështje  që  janë  brenda  juridiksionit  të  njësisë  së  vetëqeverisjes vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak.
Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Adresa postare dhe elektronike për depozitimin e iniciativave qytetare

  • Adresa postare:

 Rr “Jaho Hoxha”, ndërtesa nr.2, hyrja nr.2 Klos-Shqipëri

  • Adresa Elektronike

Në adresen e sekretarit të keshillit bashkiak

etmond.demiri@bashkiaklos.gov.al

Në adresën e bashkisë.

Info@bashkiaklos.gov.al