Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Shërbimi i Pastrim-Gjelbërimit

Grupi i Pastrim-Gjelbërimit, ka për mision mbajtjen pastër të rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve dhe çdo hapësire tjetër publike si dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta duke bërë të mundur një mjedis sa më të pastër.

Pastrimi

Aktualisht në të gjithë Bashkinë Klos janë tw vendosur 91 kontenier të zakonshëm për  grumbullimin e mbetjeve, nga të cilat  58 kontenier janë vendosur në njësitë administrative dhe 33 kontenier janë vendosur në qytet.

  1. Është bërë monitorimi i mbarëvajtjes së këtij shërbimi nga specialistët e sektorit dhe është konstatuar se niveli i pastrimit ka qenë shumë i mirë.
  2. Pastrimi i qytetit bëhet çdo ditë, dy herë në ditë.
  3. Është bërë mbledhja dhe transportimi i mbetjeve në venddepozitimin e caktuar 2-3 herë në javë, me peshë totale afërsisht 13 ton.
  4. Është bërë dezinfektimi i kontenierëve sa herë që është bërë tërheqja e mbetjeve.
  5. Është bërë larja e rrugëve të qytetit (në periudha të caktuara).
  6. Është bërë mirëmbajtja dhe ujitja e pemëve dekorative dhe hapësirave të gjelbërta.