Emergjencat Civile
Misioni
Emergjenca Civile mirë administron çështje që lidhen me menaxhimin e rasteve të emergjencave civile dhe rastet kur evidentohen situata emergjente, duke marrë masat konkrete parandaluese për minimizimin e pasojave. Gjithashtu, Emergjenca Civile është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
Detyrat
1. Drejton dhe bashkërendon punën për hartimin e planeve të përgatitjes për emergjencë civile, si dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes;
2. Monitoron situatën në bashkëpunim me strukturat monitoruese/njoftuese dhe paraqet opsione për zgjidhjen e problematikës së identifikuar, në marrjen e masave sa më efikase për përballimin e fatkeqësive që mund të evidentohen në pjesë të ndryshme të territorit të Bashkisë Klos;
3. Verifikon situatën në terren dhe udhëzon për proçedurat që ndiqen në rastet e emergjencave civile, komisionet e verifikimit të dëmeve dhe përgatitjes së dokumentacionit procedurial konform ligjit (asistencë teknike);
4. Siguron dhe sugjeron opsione për uljen në minimum të shkallës së dëmeve dhe likujdimin e pasojave;
5. Siguron përgatitjen e sistemit te të dhënave të ndryshme për zonat me risk që mund të shkaktojnë situata emergjente, për kapacitetet e resurset që mund të aktivizohen në raste emergjence (studime, databaze);
6. Planifikon punën dhe komunikimin me aktorët e ndryshëm, organizatat jofitimprurëse, subjektet e ndryshme privatë dhe shtetërore, qytetarë, në funksion të gjetjes së zgjidhjeve të duhura, të cilat ndikojnë në realizimin e organizimit, bashkërendimit dhe pajisjes se forcave operacionale për përballimin me sukses të situatave emergjente;
7. Verifikon relacionin dhe listën emërore për dosjet e vlerësuara, duke i‟a përcjellë Këshillit Bashkiak për miratim, si dhe ndjek në vazhdimësi proçedurën sipas kompetencës në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe transparencës.