Bashkia Klos, shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, pensionist të vetmuar si dhe familjet që jetojnë në çadër nga tërmeti i 26-Nëntorit.
Pas identifikimit të rasteve të familjeve në pamundësi për të siguruar nevojat e tyre bazike, si dhe familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që jetojnë në çadër ashtu edhe të moshuar pensionistë që jetojnë vetëm, Bashkia Klos mundësoi për ta shpërndarjen e pakove ushqimore( ushqime, miell) dhe produkteve të higjenës.
Falë bashkëpunimit me bizneset dhe shoqatat e zonës arritëm të siguronim ndihma për ta shtrirë procesin në të gjitha njësitë administrative.Të organizuar me grupe pune, nën udhëheqjen e vetë kryetarit të bashkisë dhe dy nënkryetarëve nisi sot ky proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Askush nuk do të jetë vetëm në përballimin e kësaj situate, ndaj JU LUTEM🙏për sa më shumë bashkëpunim dhe angazhim në zbatimin e rregullave të vendosura nga autoritetet për shmangie lëvizjesh e vetëizolim.
#NeJemiNëDetyrë✅TiRriNëShtëpi🏡
#BashkiaQeDuam





0 Comments