Ndalohen lëvizjet me mjetet e transportit publik dhe privat, të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.
Bazuar në Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhër Nr.168/1 datë 15.03.2020 për “Kufizimin e lëvizjeve brenda vendit ” ju bëjmë thirrje të shmangni levizjet me mjete transporti si publik dhe privat.
Sipas urdhërit :
– Ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik dhe privat, të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.
– Përjashtim nga rregulli i caktuar në pikën 1 të këtij urdhëri bëjnë mjetet e transportit të pajisura me autorizim të posaçem nga autoritetet kompetente dhe mjetet e transportit të punonjësve në institucionet publike dhe/ose privat të cilët lejohen të qarkullojnë në intervalin kohor 5;00 deri në orën 8;00 dhe midis intervalit kohor nga ora 16;00 deri 17;00.
– Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.
FRIKE JO , KUJDES PO , SHUME MADJE✅
0 Comments