Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

 Bashkia Klos është përfituese e 10 kuotave për Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”.

✅Me lajmin e mirë se Bashkia Klos është tashmë për herë të parë përfituese e 10 kuotave për Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, ju informojmë se rihapet thirrja për aplikim për këtë program në një fazë dytë.

👉Programi Social i strehimit për “Subvencionimin e Interesave të kredisë”, synon që të mbështesë familjet në nevojë për blerjen e shtëpive të para.🏠👨‍👩‍👧

Përparësi do të kenë:
– Çiftet e reja dhe të rinj në moshë, jo më të madhe se 35 vjeç;
– Individë/ familje të minoritetit Rom/ dhe Egjiptian;
– Gra kryefamiljare/ gra të dhunuara;
– Personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave.

‼️Për të gjithë të interesuarit duhet që të paraqiten pranë zyrës me një ndalesë pranë Bashkisë Klos për të depozituar kërkesën, si dhe aplikanti duhet që të paraqitet gjithashtu pranë Sektorit të Kujdesit Social, Ndihmës Ekonomike, Strehimit Social, Barasizë Gjinore dhe të Drejtave të Njeriut, për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar.

Thirrja do të qëndroje e hapur nga data 21.08.2022 deri me 25.09.2022.⚠️

#sherbimesociale

#Rinia

❇️ Fundjavën që lamë pas pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë e Klosit morën pjesë në kampin dy ditor të zhvilluar nga Ministria e Rinisë dhe Fëmijës Znj. Bora Muzhaqi, në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Të rinjtë e Klosit ishin pjesë e 100 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, ku diskutuan mbi angazhimin e tyre si anëtarë të Këshillave Vendor Rinor dhe përfshirjen në vendimmarrje. Kjo me qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes anëtarëve të Këshillave Vendor Rinor, dhe aktorëve të ndryshëm që punojnë për të rinjtë.

Nuk munguan miqësitë e reja 🤝diskutime, bashkëpunime, plot ide e argëtim, por edhe detyra shtëpie të lëna për në vazhdim. ✅

#RiniaVendos

#ministriishtetitpërrininëdhefëmijët

#riniapërrininë

#RiniaKlosjane

78- Vjetori i Çlirimit të Trevës së Matit!

📍Sot, përkujtuam 78-vjetorin e Çlirimit të trevës së Matit, këtë ngjarje të rëndësishme historike të mbarë popullit të dy bashkive, Klos dhe Mat.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë Lapidarit në fshatin Suç📍në nder të dëshmorëve të rënë për lirinë e popullit matjan.

Në ceremoni morën pjesë; veteranë e pasardhës veteranësh, familjarë e të afërm të Dëshmorëve të Atdheut si dhe zyrtar e qytetar të dy bashkive Klos e Mat.

Nder dhe Lavdi përjetë atyre që dhanë jetën për Çlirimin e #Matit.

Lavdi aktit heroik të Dëshmorëve të LANÇ!

Gëzuar ditën e Çlirimit të Matit!

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania. 

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

– aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës;

– deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme;

– ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike;

– kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social;

– lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Sistemet elektronike të rikthyera së fundmi në funksionalitet të plotë janë:

– Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;

– e-Inspektimi;

– Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;

– Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës.

Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën solemne kushtuar 79 vjetorit të Kryengritjes Popullore Matjane të 31 Korrikut të vitit 1943.

Të nderuar bashkëqytetar të Klosit!

Nesër, ditën e dielë datë 31 Korrik 2022, ora 9:00, pranë Muzeut Historik Mat, zhvillohet konferenca solemne kushtuar 79 vjetorit të Kryengritjes Popullore Matjane të 31 Korrikut të vitit 1943.🇦🇱

Pas saj do të ketë aktivitete me rastin e këtij evenimenti!

Ju mirëpresim të festojmë së bashku!

Në serat e Alban Ndreut, emigranti i kthyer në vendlindje për të investuar në bujqësi!

Në serat e Alban Ndreut, emigranti i kthyer në vendlindje për të investuar në bujqësi, i cili i vetëm ja ka dalë të ndërtojë një qendër agroturizmi me peisazhin🏞 e mrekullueshëm të fshatit të lindjes së tij, Kurdari. 🏡

#Albani merret kryesisht me prodhimet bujqësore të serave, me vreshtari si dhe me pemë frutore, prodhime bio jo vetëm për zonën nga vjen, por edhe më tej.🍅🍏

#bujqësi#agroturizim#prodhime_bujqësore#bio#vreshtari#sera#pemtari