#Rinia
Fundjavën që lamë pas pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë e Klosit morën pjesë në kampin dy ditor të zhvilluar nga Ministria e Rinisë dhe Fëmijës Znj. Bora Muzhaqi, në Parkun Kombëtar të Divjakës.
Të rinjtë e Klosit ishin pjesë e 100 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, ku diskutuan mbi angazhimin e tyre si anëtarë të Këshillave Vendor Rinor dhe përfshirjen në vendimmarrje. Kjo me qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes anëtarëve të Këshillave Vendor Rinor, dhe aktorëve të ndryshëm që punojnë për të rinjtë.
Nuk munguan miqësitë e reja diskutime, bashkëpunime, plot ide e argëtim, por edhe detyra shtëpie të lëna për në vazhdim.
#ministriishtetitpërrininëdhefëmijët





0 Comments