78- Vjetori i Çlirimit të Trevës së Matit!
Sot, përkujtuam 78-vjetorin e Çlirimit të trevës së Matit, këtë ngjarje të rëndësishme historike të mbarë popullit të dy bashkive, Klos dhe Mat.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë Lapidarit në fshatin Suçnë nder të dëshmorëve të rënë për lirinë e popullit matjan.
Në ceremoni morën pjesë; veteranë e pasardhës veteranësh, familjarë e të afërm të Dëshmorëve të Atdheut si dhe zyrtar e qytetar të dy bashkive Klos e Mat.
Nder dhe Lavdi përjetë atyre që dhanë jetën për Çlirimin e #Matit.
Lavdi aktit heroik të Dëshmorëve të LANÇ!
Gëzuar ditën e Çlirimit të Matit!











0 Comments