Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Suksese nxënës të dashur!

🎯Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023, u gjendëm pranë nxënësve tonë të dashur, duke ju uruar suksese në rrugën e gjatë dhe të bukur të dijes.

Vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë ju mësues që kontribuoni në formimin e fëmijëve tanë.📚

Ky vit qoftë i mbarë edhe për ju prindër që sot të emocionuar, shoqëruat fëmijët tuaj në ditën e parë të shkollës.

 Çanta dhe mjeteve mësimore të nevojshme për fëmijët jetimë, nga grupmosha 6-12 vjeç. 

🎯Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në bashkëpunim me shoqatën “Vizion OJF” kemi bërë të mundur shpërndarjen e çantave dhe mjeteve mësimore të nevojshme për fëmijët jetimë, nga grupmosha 6-12 vjeç. 🎒📚👫👬

Bashkia Klos duke ju uruar suksese në mësime, është gjithmonë pranë fëmijëve në nevojë.

Vizion OJF

#shërbimesociale#fëmijët_e_ardhmja

PAKETA E RE E REZISTENCËS SOCIALE

Më shumë përkujdes e mbështetje!

▶️ Për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor

▶️ Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

▶️Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët

▶️Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve

▶️Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës,

▶️konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË të paprekur për familjarët dhe biznesin e vogël💡🤝🇦🇱

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës!

Nderojmë e kujtojmë sot Nënë Terezën🙏

Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

LAJM I MIRË PËR TË GJITHË FERMERËT!

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë 🌾

🗓Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik👩🏻‍💻🧑‍💻📲🤝

🟢Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor🚜🌾👩🏻‍🌾🧑‍🌾

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️

U zhvillua sot një takim me fermerë nga të gjitha Njësitë Administrative, me fokus kryesor mbështetje për #fermerin, si hallka më e rëndësishme e zhvillimit rural dhe ekonomisë bujqësore.

🎯Gjatë takimit diskutuam gjerësisht mbi politikat lokale të bujqësisë e zhvillimit rural, si dhe mirëpritëm ide dhe propozime nga vetë fermerët, lidhur me adresimin e nevojave të tyre për:

* Tregje bujqesore

* Pika grumbullimi

* Infrastrukturë agropërpunuese etj.

❇️#Mbështetje e vazhduar dhe e shtuar për #fermerët tanë, janë prioritet i qasjes së bashkisë tonë, për të siguruar më tej fuqizimin e ekonomisë bujqësore dhe zhvillimin rural që përkon me perspektivën e politikave qëndrore në vendin tonë.