Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania. 

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

– aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës;

– deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme;

– ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike;

– kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social;

– lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Sistemet elektronike të rikthyera së fundmi në funksionalitet të plotë janë:

– Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;

– e-Inspektimi;

– Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;

– Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës.

Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *