Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Bashkia Klos organizoj sot Festivalin Folklorik Kombëtar “Fest Folk Klosi 2019”

Bashkia Klos organizoj sot Festivalin Folklorik Kombëtar “Fest Folk Klosi 2019”, duke u dhuruar kështu banorëve të këtij qyteti një ditë plot këngë e valle.

Përformuan në këtë aktivitet grupe nga të gjitha trevat Shqiptare për të cilat në fund të festivalit u dhanë edhe çmime të ndryshme.

Nuk munguan për realizimin e këtij aktiviteti edhe bashkëpunimet me emra e subjekte të shumta,dashamirës të këngës e valles.

Folku është vlerë dhe vlerat duhen gjithmonë të ruhen, mbrohen e promovohen dhe kjo më së shumti është detyrë e institucioneve.

Njoftim

Bashkia Klos,Njësitë Administrative në bashkëpunim me të gjitha Institucionet e Arsimit,Shëndetësisë dhe komunitetit ditën e nesërme me datë 11 tetor 2019,organizon nje aksion për pastrimin e territorit nga mbetjet. Lutemi që çdo qytetar të bëhet pjesë e këtije aksioni.
Të gjithë së bashku për një qytet më të mirë dhe më të paster për të jetuar.

Bashkia Klos bëhet pjesë e Projektit të Këshillit të Europës për “Binjakëzim” i zhvilluar në Itali

Bashkia Klos bëhet pjesë e një projekti serioz të Këshillit të Evropës për Binjakëzimin e 14 Bashkive te Republikes së Shqipërise i cili u zhvillua ne Itali.

Solidariteti, emergjencat civile, zhvillimi i infrastruktrës, kujdesi për fëmijët, e projekte të tjera ambicjoze, ishin në vëmendje të këtij projekti shumë ambicioz.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe kryetari i Bashkisë Klos  z. Ilmi Hoxha me stafin e tij.

EDICIONI I DYTË I “FEST-FOLK KLOSI 2019”

EDICIONI I DYTË I “FEST-FOLK KLOSI 2019”

Zyra e Arsimit dhe Kulturës Bashkia Klos dhe Grupi Folklorik “Petralba” Klos, mbështetur nga kryetari i Bashkisë Klos zoti Ilmi Hoxha.

Shpallim zyrtarisht datën 13 tetor 2019, ora-10:00, zhvillimin e edicionit dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtarë, “Fest-Folk Klosi 2019.”

Marrin pjesë grupe nga:

Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Mali i zi dhe Diaspora.
Festivali do të ketë karakter garues ku juria e caktuar profesionale do të ndaj çmimet fituese.

Stafi organizatorë
Bashkia Klos
Zyra e Arsimit dhe Kulturës Bashkia Klos
Grupi Folklorik “Petralba” Bashkia Klos

Mbështetur nga Kryetari i Bashkisë Klos

Z. Ilmi Hoxha.

Drejtor i festivalit – Ikli Punavija
Udhëheqës artistik – Ferit Hoxha
Skenarist – Hamdi Hysuka

Kryebashkiaku Ilmi Hoxha viziton dy familje në Bashkinë Klos të prekura nga tërmeti i ditës së shtunës

Ndonëse epiqendra e tërmeteve të së shtunës ishte deti Adriatik pasojat janë ndjerë edhe në Bashkinë e Klosit. Banesat e familjeve Topalli e Hoxha, janë plasaritur e çarë nga të gjitha anët. Hike Topalli tregon momentin e rënies së tërmetit. Teksa gjendej në shtrat për shkak se ishte sëmurë, Hikja thotë se është dashur ndihma e familjarëve për ta nxjerrë jashtë pasi vetë e kishte të pamundur të lëvizte.

Për të parë nga afër gjendjen e banesës së kësaj familje ishte vetë kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha. Hoxha ishte i shoqëruar nga stafi i emergjencave civile i cili ka nisur menjëherë punën për verifikimin e të gjitha banesave të raportuara si të dëmtuara nga tërmeti. Kryebashkiaku i Klosit, Ilmi Hoxha i premtoi familjes Topalli që stafi që ai drejton do të bëjë më të mirën për t’a ndihmuar.

Një pjesë të banesës familja Topalli e ka braktisur duke nxjerrë orenditë jashta.

Më pas kryebashkiaku Ilmi Hoxha dhe stafi i tij u ndalën në familjen e Haxhi Hoxhës nga fshati Zall-Pleshë. Edhe banesa e Haxhiut ka pësuar dëmtime të mëdha, ndonëse është ndërtuar në fillim të viteve 2000. Kryefamiljari Haxhi Hoxha kërkon mbështetjen e strukturave lokale e kombëtare. Ndërkohë vetë kryebashkiaku Ilmi Hoxha tha se bashkia e klosit është e angazhuar për të ndihmuar këdo që është prekur nga kjo fatkeqësi natyrore dhe që i ka shkaktuar dëme të rënda. Ndërkohë puna ka nisur për verifikimin edhe të banesave të raportuara në njësitë e tjera vendore të kësaj bashkie si në Xibër, Gurrë dhe Suç.

BASHKIA KLOS-EUROPEANMOBILITYWEEK 2019.

16-22 Shtator 2019-Java  Europiane e  Lëvizshmërisë në Bashkinë  Klos  dhe Njësinë  e Integrimit Europian. Edhe Klosi  u bë  pjesë e këtyre aktiviteteve si në mbarë Europën  dhe bashkitë e tjera të Shqipërisë në kuadër  të fushatave  të mbështetura  nga Këshilli i Europës  dhe  Drejtoria  e përgjithshme  për  lëvizshmëri  dhe transportin.

Qëllimi  i këtij aktiviteti  promovon transport të pastër dhe  pa makina  në qytetet tona . Aktiviteti  u zhvillua  në Bashkëpunim  me  nxënësit e Shkollës   9-Vjeçare “Tahir Hoxha “   me moton “Lëvizim me Biçikleta”  dhe “Siguria në Rrugë. Pjesë e këtij  aktiviteti  ishin  mësues dhe nxënës të shkollës  9-vjeçare.Aktiviteti  vazhdoi me informim  mbi sinjalistikën   rrugore dhe lëvizjen pa makina.

Fokusi i këtij  aktiviteti  ishte përmirësimi  i shëndetit  publik  dhe cilësise së jetës përmes lëvizjes me  biçikleta dhe informim e diskutim me  nxënesit rreth sinjalistikës rrugore.
Qëllimi i Njësisë së Integrimit Europian  është për  një informim  dhe ndërgjegjesim sa më të gjerë te  publikut.

Kryetari i Bashkisë Klos Uron Vitin e Ri Shkollor 2019-2020!

Të dashur nxënës dhe mësues!

Ju urojmë një Vit të Ri Shkollor të mbarë dhe të suksesshëm!

Rezultatet e larta arrihen falë dëshirës së mirë për dije dhe punës së palodhur e sistematike!

Të dashur ju prindër, që e dëshironi më shumë se kushdo tjetër suksesin e fëmijeve tuaj!

Bashkia Klos është me dyer të hapura për t’ju ofruar zgjidhjen e mundëshme të çdo problemi që hasni në shkollimin e fëmijëve tuaj!

Suksese!

Me respekt Kryetari i Bashkisë Klos Z. Ilmi Hoxha!