BASHKIA KLOS-EUROPEANMOBILITYWEEK 2019.
16-22 Shtator 2019-Java Europiane e Lëvizshmërisë në Bashkinë Klos dhe Njësinë e Integrimit Europian. Edhe Klosi u bë pjesë e këtyre aktiviteteve si në mbarë Europën dhe bashkitë e tjera të Shqipërisë në kuadër të fushatave të mbështetura nga Këshilli i Europës dhe Drejtoria e përgjithshme për lëvizshmëri dhe transportin.
Qëllimi i këtij aktiviteti promovon transport të pastër dhe pa makina në qytetet tona . Aktiviteti u zhvillua në Bashkëpunim me nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare “Tahir Hoxha “ me moton “Lëvizim me Biçikleta” dhe “Siguria në Rrugë. Pjesë e këtij aktiviteti ishin mësues dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare.Aktiviteti vazhdoi me informim mbi sinjalistikën rrugore dhe lëvizjen pa makina.
Fokusi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i shëndetit publik dhe cilësise së jetës përmes lëvizjes me biçikleta dhe informim e diskutim me nxënesit rreth sinjalistikës rrugore.
Qëllimi i Njësisë së Integrimit Europian është për një informim dhe ndërgjegjesim sa më të gjerë te publikut.







0 Comments