Hapet Thirrja për Rekrutim në Policinë e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur 200 vende vakante për pozicionin “Punonjës i Policisë së Burgjeve”, për institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Çfarë ofron ky pozicion?
Trajnim profesional të plotë për kandidatët e përzgjedhur
Uniformë pune të siguruar nga institucioni
Transport të garantuar drejt IEVP-ve
Sigurim jete dhe shëndeti për një periudhë 3-vjeçare
Mundësi për zhvillim dhe ecuri në karrierë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit: deri më 3 Mars 2026.
Për kriteret, dokumentacionin e kërkuar dhe informacion të detajuar, konsultoni njoftimin zyrtar në faqen e institucionit:
https://dpbsh.gov.al/njoftim-per-publikim-per-hapjen-e-procedurave-per-rekrutimin-e-stafit-te-sigurise-ne-policine-e-burgjeve-prbaze/?fbclid=IwY2xjawP6wdJleHRuA2FlbQIxMABzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeD14UlNYIUAaHSggXIjZzDSwTnWwm5-BUFSa-4kK2o4MxyC_nYwXPgvdfR2I_aem_m40QhCPylJENFT71wGNlvA
































































