Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme nga Klosi

U finalizua sot nisma e punonjësve të administratës së Bashkisë Klos, për mbjelljen e pemëve në disa shkolla të bashkisë, nën moton “Dhuro një pemë, shpëto një jetë”. 🌱🌳

Kjo nismë u realizua me kontributin e punonjësve të bashkisë për të mundësuar shtimin e gjelbërimit në hapësirat e institucioneve arsimore. Mbjellja e një peme sot zgjat jetën e fëmijëve tanë, nipave dhe mbesave e brezave që do të vijnë pas.T’i edukojmë fëmijët tanë që me këtë motiv të ecin edhe në ardhmen.

🌳

#Gjelbërim#Mjedis_i_Pastër#Dhuro_një_pemë_shpëto_një_jetë

U finalizua sot turneu i parë sportiv mes shkollave të njësive administrative të Bashkisë Klos.🤾‍♂️🤾‍♀️⚽️

Kampionati i Sportit dhuroi sot emocione të veçanta te fëmijët në këtë finale të madhe të turneut sportiv. Ekipet fituese të turneut të futbollit për djem dhe volejbollit për vajza u vlerësuan me çmime të para e të dyta.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “E-MOTION: Mobilizimi i shkollave për Eko-inovacione në Bashkinë Klos”.Projekti është financuar nga programi i Italo-Shqiptar për Zhvillim Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA zbatuar nga Bashkia Klos në bashkëpunim me partnerët VIS Albania @CISP dhe Caritas Dioqezan Rrëshen#sportweek1Klos

✅Filloi dje turneu i parë sportiv mes shkollave të njësive administrative të Bashkisë Klos.🤽‍♀️⛹️‍♂️🤾‍♀️

E premtja do të jetë dita e fundit, me muzikë dhe argëtim, ku do të shpërblehen ekipet fituese të turneut të futbollit dhe volejbollit!

Mbajeni shënim datën 8 prill, ora 11:30-13:30 në mjediset e Shkollës 9- vjeçare “Tahir Hoxha” Klos.

Ju mirëpresim!

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “E-MOTION: Mobilizimi i shkollave për Eko-inovacione në Bashkinë Klos”.Projekti është financuar nga programi i Italo-Shqiptar për Zhvillim Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA i zbatuar nga Bashkia Klos në bashkëpunim me partnerët VIS Albania dhe Caritas Dioqezan Rrëshen .#sportweek1Klos

Këshillimi Kombëtar!

Faleminderit qindra qytetarëve Klosjanë që ju bashkuan mijëra qytetarëve shqiptarë duke dhënë mendimin e tyre për çështje me rëndësi për vendin.
Mendimi juaj vlen, ndjehuni të lirë t’i bashkoheni nismës deri më 31 mars për të dhënë opinionet tuaja, përmes platformës www.keshillimikombetar.al

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin