Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Bashkia Klos shtron nje iftar per ndere te agjeruesve musliman

Me rastin e muajit te Shejte te Ramazanit,Bashkia Klos me ne Krye kryetarin e saj Z. Basir Çupa se bashku me bashkepuntoret dhe dashamiresit e kesaj Bashkie shtroj nje iftar per ndere te agjeruesve musliman te kesaj Bashkie.

Ne fjalen e tije pershendetese kryetari i kesaj Bashkie Z. Basir Çupa i uroj te gjithe besimtaret musliman që Ramazani t’ju sjellë çdo të mirë në jetë, harmoni, mireqënie dhe dashuri në familjet tuaja,po ashtu ju uroj gezuar Naten e Kadrit!

Ne kete iftar na nderonin me prezencen e tyre edhe miq dhe dashamires te kesaj Bashkie si           Z. Kreshnik Çollaku ( Kryetar i Departamentit te Politikes se Jashtme · Tirana, Albania Anetar Keshilli Kombetar PD / Anetar Kryesia PD), Arjan Lika (Kryetar i PD-s Mat),Myftiu i Matit Z.Valdrin Mera dhe te tjere, te cilet i falenderojme per prezencen e tyre

Me myftinin Mat e cila drejtohet nga Z .Valdrin ,bashkia jone ka nje bashkemunim te fryteshem ne restaurimin dhe ndertimin e disa xhamijave si ne fshatin Rrip,Kurdari dhe ne fshatin Suç qe eshte ne ndertim e siper!

 

 

 

   

    

Shtrimi i rruges ne fshatin Gurrë e Madhe ne Njesine Administrative Gurre, Bashkia Klos

Nisen  punimet per shtrimin e rruges ne fshatin Gurrë e Madhe ne Njesine Administrative Gurre , Bashkia Klos ku afersisht do te shtrohen 1000 m rruge me beton,ne segmentet me problematike te ketij fshati!

Punimet per shtrimin e ketyre segmenteve po realizohen  nga bashkepunimi i Kryetarit te Bashkis Klos  Z. Basir Çupa dhe Z. Asllan Muharremit! Perpjekja e madhe dhe e vazhdueshme e Kryetarit te Bashkise Klos beri te mundur pavarsishte veshtiresive qe kjo nisme te mos ndaloj!

Nje merit te vacant ka Z. Asllan Muharremi, i cili eshte njeri i sukseshem,nje njeri qe nuk mjaftohet asnjehere kur duhet te ndihmoje zonen e tij.E nisi me rikonstruksionin e kulles se tij dhe ndertimin e hotelit ,te cilat e bejne Gurren shume shpejt te njihet ne mbare vendin dhe  ajo qe eshte me e rendesishme ka te beje me shendrimin  e kesaje zone ne nje pike te rendesishme dhe terheqese per turistet e huaj.

Nje njeri i nderuar qe gjithnje shikon si te permiresoje jeten e zones se tij,nje njeri qe asnjehere nuk na thote jo ne projektet  per Gurren. Fjalet nuk majftojne per ta falenderuar e as per te pershkruar zemren e madhe te Z. Muharremi ,kete e tregojne veprat e tije.

 

Ndaj do ti jemi gjithnje mirenjohes per punet e bera dhe besojme se do ta kemi gjithnje  ne krah per projekte te tjera ne zonet e Gurres!

Kryetari  i Bshkise Klos Z. Basir Çupa dhe z. Asllan Muharremit  do te jene gjithmone perkrah njeri-tjetrit  per te realizuar cdo projekt qe i vjen ne ndihme kesaj zone!

 

 

 

Ka perfundur ndertimi i Ures ne Malin Lezaj,si dhe nisi shtrimi me beton ne lagjen Cani!

Se bashku bejme ndryshimin! Fale iniciatives dhe mbeshtetjes se vazhdueshme te kryebashkiakut z.Basir Çupa ,perfundoi ndertimi i Ures ne Malin Lezaj,si dhe nisi shtrimi me beton ne lagjen Cani ashtu siç ju patem premtuar.

Ka dhe shume pune te tjera ne proçes ne menyre qe jetesa ne Njesine Administrative Gurre te behet me e lehte dhe çdo fshat te jete lehtesisht i aksesueshem nga te gjithe banoret e kesaj Njesie Administrative

 

Pastrim te akseve Kap dhe Hurdhe ,Vendosje tumbinash dhe shtrim te pjeseve te rrugeve Skenderaj ne Njesine Administrative Suç

Si pasoje e reshjeve te fundit kemi patur rreshqitje dherash ne akset Kap dhe Hurdhe dhe kishin bllokuar rruget ku kalonin qytetaret e kapit dhe te Hurdhe. Me nderhyrjen e mjeteve te Bashkise Klos  jane hapur ne kohe rekord rruget e ketyre akseve.

Po ashtu Bashkia Klos me mjete e saj ka nderhyre ne vendosje tumbinosh dhe shtrim te disa pjeseve me problematik te rrugeve Fshatit Skenderaj ne Njesine Administrative Suç duke i kthyer ne nomalite keto pjese rrugesh te ketij Fashti.