Suçi bëhet me ujësjellës të ri!
Prej pak ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit që do të mbulojë të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit.
Projekti në fjalë i hartuar nga Bashkia e Klosit dhe financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkimi Europian, Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KFV dhe Bashkia Klos, kap vlerën e rreth 2.3 milion euro.
Ky investim madhore i cili eshte ne mbikqyrjen e vete Kryetarit te Bashkise Klos Z. Basir Çupa do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj Njësie Administrative e cila eshte e perbere nga fshatrat Suç,Kurdari,Skenderaj,Kujtim.
Ndërtimi i këtij ujësjellësi pritet të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm (pra ne vitin 2020)