Ambasadori Austriak viziton Bashkine Klos Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë z. Basir Çupa me datë 19.09.2016 , Ambasadori Austriak Z Johann Sattler vizitoi Bashkine Klos. Gjatë takimit në ambjentet e Bashkisë, Kryetari i falenderoj Z. Sattler që pranoi ftesën dhe e falënderoi atë për kontributin e dhënë në forcimin e mardhënieve midis Shqipërisë dhe Austrisë si dhe për krijimin e partneritetit me Bashkinë Klos.
Kryetari e njohu Ambasadorin me gjendjen në të cilën ndodhet Bashkia e Klosit si dhe perspektivat e zhvillimit të saj, kryesisht në fushën e turizmit. Ambasadori Austriak pasi falenderoj Kryetarin për ftesën theksoi rëndësinë që ka ndarja e re Administrative Territoriale e vendit në zhvillimin e Bashkisë Klos dhe Bashkive të tjera të vendit.
Në takim diskutimet u zhvilluan kryesisht në fushën e turizmit dhe perspektivat e Bashkisë në këtë fushë. Në pëfundim të takimit Kryetari i Bashkisë i dorëzoi Ambasadorit Austriak një çertifikatë mirënjohje. Para largimit nga Klosi Ambasadori Austriak bashkë me Kryetarin e Bashkisë Z.Basir Çupa vizituan Kullën e Muharremit në Njësinë Administrative Gurrë, objekt me vlera të mëdha historike e kulturore për trevat e kësaj zone.
0 Comments