Produkte bio dhe vera e veçantë nga prodhimet e vreshtës së bujtinës, janë asete të çmuara të menusë së bujtinës “Çeliku”. .
Bujtina “Çeliku” është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Liqenet e Balgjaj, kullat karakteristike të zonës, e shumë atraksione të tjera.
Së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera, shoqatave dhe medias në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale, ndamë eksperincën e rrjetit të aktorëve të turizmit në Qarkun Dibër, modeli i krijimit të Organizatave të menaxhimit të Destinacioneve (DMO), në nivel rajonal.
Bazuar në Urdhërin nr.124, datë 23.03.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Influencës Aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Klos ju informon se:
Ndalohet shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjalla në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.
Ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
Lejohen lëvizjet e shpendëve të gjallë vetëm për në thertore, me dokumentacionin e parashikuar sipas legjislacionit në fuqi.
Gjithashtu lutemi të kontaktoni Shërbimin Veterinar (AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast të:- Kafshë/ shpendë të sëmurë/ oborresh, zbukurimi e të egra.- Lëvizjen e kafshëve/ shpendëve për në fermën/banesën tuaj.- Nevojën e matrikullimit, regjistrimit të kafshëve/ shpendëve tuaja( gjedh, dhen, dhi, derra e shpendë).
Personat e kontaktit nga Sektori i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Dibër, janë si vijon:
1. Bilbil Hoxha -0682518440 / Përgjegjës i Sektorit Veterinar
Bashkia Klos prej ditësh ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve në fshatin Ketë, të Njësisë Administrative Xibër. Është punuar për pastrimin dhe rehabilitimin e rrugës në lagjen Dishaj dhe në lagjen Muça, si dhe po punohet në shtrimin dhe rehabilitimin e aksit të rrugës së Ketës, Bregu lumit.
Gjithashtu ekipet e punës janë në terren ku vijon puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora në rrugët e Njësisë Administrative Xibër ku ka patur problematika.Ndërkohë po punohet edhe në Njësinë Administrative Gurrë, në fshatin Gurrë e Madhe, për hapjen e trasesë, rrugë e re në lagjen Kadillar si dhe po punohet për shtrimin e rehabilitimin e rrugës kryesore që lidh fshatrat Gurrë e Madhe me Gurrën e Vogël.