Jemi gjithmonë bashkë! Bashkia Klos shpërndan pako ushqimore për të prekurit nga tërmeti
Bashkia Klos u është gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti i datës 15 janar 2023 me epiqendër në Njësinë Administrative Xibër.
Administratorët e katër njësive bashkiake së bashku me punonjësit sociale kanë dalë në terren duke shpërndarë pako ushqimore për familjet më të prekura dhe në gjendje të vështirë ekonomike.
Postimi i kryetarit të Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha në Facebook:
Në momente të vështira, është detyrë e jona që të solidarizohemi e të bashkëndjejmë me të gjithë ata që kanë nevojë!
Administratorët dhe jo vetem, janë pranë çdo familje në nevojë për të ofruar për ta kujdes maksimal!
Ekipet e terrenit janë heronjtë e ditës
Mirënjohje për ta!
Jemi bashkë!




0 Comments