Bashkia Klos në bashkëpunim me Ushtrinë vendosin urë tip Bel në Xibër Murrizë
Vazhdojmë punën në terren për të rehabilituar akset rrugore në Bashkinë Klos.
Si pasojë e reshjeve të dendura janë shfaqur probleme në rrugën e Fshatit Xibër Murrizë, ku po punohet intensivisht për pastrimin e rrugës dhe kanaleve kulluese.
Gjithashtu, po punohet për rehabilitimin e shtratit të lumit dhe ngritjen e argjinaturës për mbrojtjen e rrugës.
Bashkia Klos në bashkëpunim me Ushtrinë Shqiptare po punojnë për vendosjen e një ure tip Bel duke u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.




0 Comments