Bashkia Klos në terren pas problematikave si pasojë e motit të keq
Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve, gjendet në terren për të menaxhuar dhe për t’ju përgjigjur në kohë rekord problematikave si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit që kanë prekur zonën.
Si pasojë e reshjeve të dendura janë shfaqur probleme në Njësinë Administrative Xibër, në fshatin Xibër Murrizë dhe në Njësinë Administrative Klos në fshatin Bel.
Në terren, punonjësit e rrugëve rurale po pastrojnë edhe kanalet kulluese duke bërë të mundur mos akumulimin e ujit.



0 Comments