Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Në kushtet ekstreme të motit të ditëve të fundit vazhdon puna për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve në të gjitha akset më problematike të rrugëve rurale.🚚🚛

Është punuar intensivisht në hedhjen e kripës dhe skorjes kryesisht në rrugët më problematike të Nj.A. #Xibër, konkretisht;

Në segmentin lagjia Vanar- Kryqëzimi i Rrugës lagjia Splaj;

Pjesërisht në rrugën Xibër Hane;

Nga kryqëzimi i Gurit Bardh- Ura e lagjes ShkallëPuna ka vijuar edhe në Njësitë Administrative #Klos, #Gurrë e #Suç;

Në rrugët e fshatit Mishtër, Nj.A.Gurrë;

Në rrugën e Gurrës së Vogël;

Në rrugën kryesore të fshatit Gurrë e Madhe si dhe në lagjen Murataj, Gurrë e Madhe;

Në lagjen Kap të fshatit Kurdari, Nj.A.Suç;

Në rrugën kryesore të fshatit Fshat dhe në lagjen Krriku;

Në lagjen Shënkolle të fshatit Pleshë;Ndërkohë puna vijon për të përfunduar sot në akset e tjera problematike të Nj.A. Xibër, si dhe në rrugë të caktuara të Njësisë Administrative Gurrë.

MUNDËSI🙏 🌳⛺️Për Turizmin Rural!

🔹

Të dashur fermerë, biznese si dhe artizanë të Klosit, do të jua sugjeronim me dashamirësi:-Nëse keni një shtëpi të vjetër në fshat dhe një ide të re biznesi aplikoni tani për të ngritur bujtinën tuaj.-Ju që keni zanat në punimet e baltës, drurit, gurit, artizanatin, tezgjahun, e të tjera zeje, e ju nevojitet një ambjent prodhimi e paketimi apo makineri ndjekni udhëzimet në faqen zyrtare azhbr.gov.al, plotesojini anekset e plan biznesit dhe aplikoni.

Turizmi Rural është kthyer në një nga lokomotivat e rritjes së mirëqënies ekonomike në zonat rurale.

Programi IPARD II

Thirrja IV – Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët:

Turizmi rural dhe i Natyrës.Buxheti total 5.2 milion EURO

Nën Masën 7 totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmën e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal dhe maksimal si :

Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO

Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO

Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data

10 Janar 2022 deri në datën

25 Shkurt 2022.

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve do të jetë data

25 Shkurt 2022,

⏰

ora 16:30.https://bujqesia.gov.al/programi-ipard-ii-thirrja-iv…/

Urimi i Kryetarit Z. Ilmi Hoxha për Vitin e Ri 2022!

Të dashur bashkëqytetarët e mi,

Kam kënaqësinë të marr pjesë me urimet e mia më të përzemërta në këtë natë të ndërrimit të viteve për të gjithë ju qytetarë klosjanë!

Urimi im sot është që viti i ri që po vjen të shënojë një kthesë të fortë dhe pozitive në të gjitha ato familje e individë që këtë vit u përballën me dhimbje e sfida shëndetësore apo ekonomike!

Një urim të veçantë dhe të përzemërt kam për të sëmurët në spitale, të gjithë ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës, mjekët e infermierët, forcat e rendit, zjarrfikësit dhe punonjësit e sektorëve të tjerë këtu në Klos e kudo!

Faleminderit për punën dhe sakrificën tuaj!

Ngushëllime për ju familje që sot ju mungojnë të afërmit tuaj e uroj që viti 2022 të jetë vit i shpresës dhe lajmeve të mira për ju!

Kjo natë e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për fëmijët, të cilëve ju uroj veç buzëqeshje e lumturi!

Gjatë këtij viti arritëm mjaftueshëm në ofrimin e shërbimeve për Klosin por ende kemi shumë punë për të bërë. Do vijojmë investimet në çdo lagje, fshat e njësi administrative!

Dëshirojmë dhe do punojmë fort që të bëhet viti i ndryshimeve të mëdha!

Nuk ishte detyrë e lehtë të menaxhonim sigurinë e punonjësve tanë e në të njëjtën kohë puna të mos ndalej. Prandaj, dua t’ju falënderoj të gjithëve për kontributin, punën e palodhur dhe përkushtimin që keni treguar gjatë këtij viti. Forca jonë e kombinuar është ajo që na bën të suksesshëm si staf!

Dhe në mbyllje të këtij urimi, për të gjithë ju dëshiroj një vit të ri me shëndet të plotë e me mbarësi!

GËZUAR 2022!

Përzemërsisht

Ilmi Hoxha

Shpërblimi i nxënësve ekslentë!

Patëm kënaqësinë të organizonim sot një takim me drejtuesit e shkollave dhe nxënësit ekselent ku në shenjë simbolike këto nxënës u vlerësuan me bonusin prej 5000 lekësh të rinj.Po mundohemi të krijojmë këtë traditë vlerësimi në mënyrë që ky model ekselentësh të ndiqet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre për të arritur rezultate të shkëlqyera edukative.“Jeni e ardhmja jon딓 Ne krenohemi me ju ““Sot na nderuat si nxënës të dalluar, nesër do të jeni profesionistët e së ardhmes” #nxenes#ekselent#arsim#dhurata#fundvit

ℹ️Vijon puna për zgjidhjen e problematikave infrastrukturore në të gjithë territorin e bashkisë.

Në kuadër të parandalimit të dëmtimeve që shkakton stina e dimrit nga prurjet e shumta të reshjeve të shiut u moren masa për parandalimin e tyre në kohë duke bërë të mundur;

  • Riparimin e shkarkuesit të emergjencës të kanalit vaditës të Klosit në lagjen e Pazarit të Vjetër.
  • Në bashkëpunim me banorët e lagjes është bërë i mundur rikonstruksioni i kanalit vaditës në lagjen “Shullaj” në fshatin #Skënderaj për të parandaluar përmbytjet nga reshjet e shiut.

Ndërkohë puna ka vijuar edhe për rehabilitimin e rrugëve rurale në vendet më problematike, ku konkrentisht;

  • Ka përfunduar shtrimi me beton i malores së rrugës në lagjen “Koçi” të fshatit #Rripë në bashkëpunim me banorët e lagjes.
  • Vijon puna për rehabilitimin e rrugës së fshatit #Mishtër.
  • Vendosje tubinash në fshatin Gurrë e Madhe për të evituar gërryerjen e rrugës nga reshjet e shiut.