Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Vijon rehabilitimi i rrugëve rurale✅

Bashkia Klos prej ditësh ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve në fshatin Ketë, të Njësisë Administrative Xibër. Është punuar për pastrimin dhe rehabilitimin e rrugës në lagjen Dishaj dhe në lagjen Muça, si dhe po punohet në shtrimin dhe rehabilitimin e aksit të rrugës së Ketës, Bregu lumit.

Gjithashtu ekipet e punës janë në terren ku vijon puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora në rrugët e Njësisë Administrative Xibër ku ka patur problematika.Ndërkohë po punohet edhe në Njësinë Administrative Gurrë, në fshatin Gurrë e Madhe, për hapjen e trasesë, rrugë e re në lagjen Kadillar si dhe po punohet për shtrimin e rehabilitimin e rrugës kryesore që lidh fshatrat Gurrë e Madhe me Gurrën e Vogël.


Gëzuar 7 Marsin💐

Mirënjohje, falenderime e vlerësime për misionarët e dijes!Ju përgëzojmë për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të ardhshëm të shoqërisë. Gëzuar ditën tuaj!

📍Vazhdon fushata ndërgjegjësuese në kuadër të projektit “E-MOTION: Mobilizimi i shkollave për Eko-inovacionin në Bashkinë Klos”.

Dje, më shumë se 80 pjesëmarrës nga shkolla 9 vjeçare “Tahir Hoxha” Klos, janë përfshirë në aktivitetin për vlerësimin e produkteve lokale. Nxënësit së pari kanë vizituar dhe kanë shijuar produktet e baxhos së Z. Shefki Haxha në fshatin Suç. Pastaj, morën pjesë në aktivitete ku përmes lojrave nxënësit kanë reflektuar mbi rëndësinë e produkteve lokale, qoftë për vlerën e tyre ushqyese apo për të reduktuar ndotjen e mjedisit.Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “E-MOTION: Mobilizimi i shkollave për Eko-inovacionin në Bashkinë Klos”, i financuar nga programi Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA dhe i zbatuar nga Bashkia Klos në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei PopoliVIS AlbaniaCaritas Dioqezan

Rrëshen#bashkiaklos#cisp#caritas#iadsa#produktelokale#mjedis

Çdo ditë në shërbimin tuaj✅

Momente nga aksioni i pastrimit të territorit të bashkisë në #Qafë Buall #Plani Bardhë, #Xibër, #Murrizë, #Shkallë#Gurrë në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.

Ndërkohë po punohet për rehabilitimin e rrugëve rurale konkretish ;

  • në unazën kryesore që lidh lagjet Canaj, Celami, Koçaj me shkollën Gurrë e Vogël.
  • Si dhe rehabilitimi i rrugëve kryesore në fshatrat e Njësisë Administrative Xibër.

#klos_i_pastër#shqiperiepaster#rruge#rehabilitim

📍Sot në zonën e Qafë Buallit, aty ku u përqëndrua aksioni i pastrimit, nga Administrata dhe strukturat e tjera të Bashkisë Klos në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.

Një zonë problematike, ku ndotja vijon të jetë prezente pavarësisht apelit që ju bëhet udhëtarëve që përshkrojnë këtë aks rrugor, të cilët janë shkaktarët e kësaj ndotje në këto përmasa.Aksioni i pastrimit u zhvillua edhe në njësitë e tjera administrative.Të gjithë bashkë për një mjedis të pastër!

#ShqipëriEPastër

#Klos_i_Pastër

#EpremteEPastrimit

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin!#KëshillimiKombëtar🇦🇱

Këshillimi Kombëtar është një nismë e re qeverisë shqiptare për të dëgjuar mendimin e qytetarëve mbi çështjet me rëndësi strategjike për vendin. Ky proces do të realizohet përmes një pyetësori ku adresohen pyetje që lidhen me sfidat aktuale të zhvilimit të vendit.

Çdo shtëpi shqiptare do të marrë pyetësorin e Këshillimit Kombëtar përmes postës.

Pyetësori mund të plotësohet dhe të ridërgohet pa asnjë shpenzim. Anëtarët e tjerë të familjes mund të japin opinionin e tyre përmes faqes

www.keshillimikombetar.al Të gjithë do të mund të përdorin edhe pikat e Këshillimit Kombëtar që do të hapen në çdo bashki. #KëshillimiKombëtar