Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Deri më 19 Qershor është hapur një mundësi shumë e mirë për të gjithë fermerët. 👇

📌Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural kanë shpallur thirrjen për aplikime për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët.

Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar.
Masa 2: Bletaria.
Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik.
Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike.
Masa 5: Mbështetje për fermat organike.
Masa 6: Certifikimi Global Gap.
Masa 7: Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim .

👉Aplikimet do të kryhen vetëm online në e-Albania, nga data 29 Maj – 19 Qershor.

🔺 4 janë hapat për të aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare

1️⃣ Regjistrohu në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës tuaj të identitetit.
2️⃣ Zgjidh shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët’’.
3️⃣ Zgjidh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni.
4️⃣ Kliko dërgo.

NJOFTIM

Nga data 20.05.2020 zyra e aplikimit për Kartë Identiteti dhe Pasaportë pranë Bashkisë Klos ka rifilluar aktivitetin.
👉
*Aplikimi për ID (kartë identiteti) bëhet nëpërmjet rezervimit të takimit online për datën dhe orën që do të kryeni aplikimin në adresën elektronike të Aleat https://rezervo.aleat.al/ Pas aplikimit për takimin, një sms konfirmimi do ju mbërrije në celularin tuaj. Ruajeni këtë sms për ta treguar zyrës aplikimit Aleat në bashki për të vijuar normalisht procesin e aplikimit për ID.

* Aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës (Formulari i vetëdeklarimit të Policisë) bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… në portalin e-Albania, dhe pas marrjes së miratimit nga Policia do të mund të rezervoni daten dhe orën për takimin në Zyrat Aleat.

#Çdo_ditë_e_më_shumë_drejt_normalitetit☺️ #respekto_rregullat
#Zyra_Aplikimit_Klos

Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve nëpër fshatra✅


Që nga shtrimi për herë të parë para shumë vitesh, Bashkia Klos ndërhyn me rehabilitimin e rrugës së Fshatit Patin, Njësia Administrative Klos.
Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve, nis shtrimin me çakull të rrugës kryesore dhe degëzimeve të lagjeve si dhe përfundimin e hapjes së kanaleve anësore.
Ndërkohë po punohet për vënien në punë të kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e bashkisë.

#bashkia_që_duam #rrugët_që_duam #çdo_ditë_një_ndryshim_i_ri 🤗

ÇDO DITË NJË NDRYSHIM I RI ✅

18 Maj

Pas shumë vitesh mundim e sakrificë për lëvizjen e të gjithë banorëve të fshatit Rripë të Njësisë Administrative Gurrë, në rrugën që lidh fshatin me rrugën kryesore e cila ka qenë një gangrenë për të gjithë drejtuesit e mjeteve gjithashtu dhe për këmbësorët.
Falë prioritetit të vendosur nga Kryetari i Bashkisë Z. Ilmi Hoxha, për të rehabilituar këtë segment problematik prej shumë vitesh, nisin punimet për shtrimin me beton të këtij segmenti rrugor.
Me përfundimin e këtij segmenti do të bëhet e mundur lidhja e rrugës kryesore me qendrën e fshatit duke marrë fund njëherë e përgjithmonë mundimet e banorëve të kësaj zone.
#rrugët_që_duam🙏 #bashkia_që_duam #puna_vazhdon

#Java_e_Europës 🇪🇺

Këndi_i_BE_Klos🇦🇱🇪🇺

Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Klos, në kuadër të #JavësEuropiane organizoi një takim informues pranë administratës së Njësisë Administrative Suç.
Në këtë takim u fol për:
👉Rolin dhe rëndësinë që ka Nj.I.E në komunitetin e bashkisë sonë.🇪🇺
👉Sfidat që na presin përpara si komunitet dhe qeverisje lokale.🇪🇺🇦🇱
👉Bashkëpunimi ynë me instancat më të larta.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë Klos.

#Gëzuar_javën_Europës.
#HappyEuropeWeek
🇦🇱🇪🇺🇦🇱🇪🇺👏👏

Rikthehemi me dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike të Bashkisë Klos✅

Rikthehemi me dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike të Bashkisë Klos✅
Po përgatitemi për një hapje të mundshme sipas lehtësirave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale.
Sot nisëm me dezinfektimin e ambienteve të tregut të Klosit, i cili do të jetë i hapur ditën e nesërme sipas protokolleve të sigurisë dhe masave të rrepta për sigurinë e tregtarëve dhe qytetarëve.
Monitorimi dhe mbarëvajtja do të behet sipas rregullave dhe nën kujdesin e Policisë Bashkiake, për të mundësuar distancimin fizik të qytetarëve.
Tregtarët do të jenë të paijsur me maska dhe doreza si dhe distanca midis tyre do të jetë sipas protokolleve të sigurisë nga Ministria e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale. Bashkëpunimi juaj me autoritetet është çelësi i suksesit për sigurinë e shëndetit tuaj.
#KujdesPoPanikJo#RespektoRregullat#RuajVetenDheTeTjerëtRrethJush#BashkëDoJaDalim