Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: bashkia

Ndertim urash “Njesia Administrative Xiber”

Ne Njesine Administrative Xiber jan ndertuar disa ura per lidhjen e fshatrave ndermjet tyre dhe per kalimin me te rehatshem te banoreve te Njesise. Ne kete projekt ambicioz te Bashkise Klos moren pjese edhe banoret e fshatrave qe me vullnetin e tyre u be e mundur edhe ndertimi i urave ne kohe me te shpejt.

 

Ne verifikimin e tyre ishte edhe vete Kryetari i Bashkise Z. Basir Çupa. Banoret e Njesise Administrative Xiber tani ndihen me shprese ngaqe me pare kishin frike te kalonin neper ato vende sepse koha e keqe e bente shume te veshtire nje gje te tille, tani ndihen me te sigurt me urat e bera

 

Vizite e Ambasadores Sllovene ne Bashkine Klos

Ditën e Enjte 4 Tetor,2018 Kryetari i Bashëkis Klos z.Basir ÇUPA Mirëpriti në Bashkinë Klos Ambasadoren e Sllovenisë Shkëlqesinë e saj znj. Lea STANČIČ Gjatë takimit kryetari i bashkise e njohu znj. Ambasadore me stafin e tij, historikun e Bashkise Klos, Investimet dhe projektet e Bashkise Klos, me pas Shkelqesia e Saj Znj. Lea STANČIČ shprehu keqardhjen e saj per infrastrukturen rrugore per te ardhur ne Klos edhe shpreson qe ky aks te rregullohet ne te ardhem pasi kjo sjell edhe zhvillimin e zones. Me pas Shkelqesia e saj shprehu qe ishte shume e impresionuar me natyren dhe zonen e klosit dhe premtoi bashkepunim te ngushte me Bashkine Klos.

Pas ketij takimi Kryetari i Bashkise i dorezoi Çertifikaten “Mirenjohja e Qytetit” Shkëlqesisë së Saj Znj. Lea STANČIČ si dhe logon e bashkise edhe nje peisazh te Ures se Vazhes. Gjithashtu Znj. Ambasadore i dhuroi nje Libër dhe nje shishe Verë Kryetarit të Bashkisë Klos z.ÇUPA Më pas vizita vijoji ne një takim në zyrën e BE ne Bashkine Klos ku u njoh me kendin e BE edhe stafin e tij.

Në mbyllje Znj. Ambasadore bëri edhe një vizitë në Librarinë e qytetit të Klosit ku u njoh me një grup studentesh edhe patën një bashkëbisedim. Shkëlqesia e saj znj. Ambasadore dhuroi edhe disa libra per biblioteken e Klosit.

Ndertim i ures se fshatit Shkalle – Xiber

Në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër është ndërtuar ura tip BEILY, me një fond prej 5 600 125 lekësh. Punimet për ndërtimin e kësaj ure ne nje gjatësi prej 16m u kryen nga Firma Private RUÇI sh.pk.

Ndërtimi i kësaj ure përveçse ju shërben banorëve të këtij fshati zgjidh përfundimisht problemin e lëvizjes se automjeteve edhe për banorët e 3 fshatrave tjerë , Xibër – Murrize, Xibër Hane dhe Ketë të cilët kalojnë nepërmjet këtij aksi për te udhëtuar dejt Qytetit tëKlosit dhe mëtej.

Para ndërtimit të kësaj ure lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë me dhe pa ngarkesë kryhej permes lumit sepse ura ishte tërësisht e amortizuar.

Ambasadori Austriak viziton Bashkine Klos

Ambasadori Austriak viziton Bashkine Klos Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë z. Basir Çupa me datë 19.09.2016 , Ambasadori Austriak Z Johann Sattler vizitoi Bashkine Klos. Gjatë takimit në ambjentet e Bashkisë, Kryetari i falenderoj Z. Sattler që pranoi ftesën dhe e falënderoi atë për kontributin e dhënë në forcimin e mardhënieve midis Shqipërisë dhe Austrisë si dhe për krijimin e partneritetit me Bashkinë Klos.

 

Kryetari e njohu Ambasadorin me gjendjen në të cilën ndodhet Bashkia e Klosit si dhe perspektivat e zhvillimit të saj, kryesisht në fushën e turizmit. Ambasadori Austriak pasi falenderoj Kryetarin për ftesën theksoi rëndësinë që ka ndarja e re Administrative Territoriale e vendit në zhvillimin e Bashkisë Klos dhe Bashkive të tjera të vendit.

Në takim diskutimet u zhvilluan kryesisht në fushën e turizmit dhe perspektivat e Bashkisë në këtë fushë. Në pëfundim të takimit Kryetari i Bashkisë i dorëzoi Ambasadorit Austriak një çertifikatë mirënjohje. Para largimit nga Klosi Ambasadori Austriak bashkë me Kryetarin e Bashkisë Z.Basir Çupa vizituan Kullën e Muharremit në Njësinë Administrative Gurrë, objekt me vlera të mëdha historike e kulturore për trevat e kësaj zone.

Ndertimi i Ujesjellesit “Kurqelaj” Njesia Administrative Suç

Bashkia Klos ne bashkepunim me Njesine Administrative Suç dhe me banoret e zones kane bere te mundur ndertimin e nje ujesjellesi qe eshte shume i dobishem per banoret e Njesise Administrative Suç.

Kete projekt e ka ndjekur nga afer Administratori i Njesise Suç Z. Ilirian Çeliku sebashku me Kryetarin e Bashkise Z. Basir Çupa.

Ritmi i punes ka qene shume frytedhenes dhe eshte mirepritur me shume mirenjohje nga banoret e zones.