Dëgjesa publike në Njësinë Administrative Suç, dhe Njësinë Administrative Gurrë.
Sot me datë 29.10.2020, ora 13:00, u zhvillua dëgjesa publike në Njësinë Administrative Suç, dhe po sot në orën 15:00, u zhvillua dëgjesa publike edhe në Njësinë Administrative Gurrë, për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2021. Të pranishëm në dëgjesat ishin Kryetari i Bashkisë z.Ilmi Hoxha me stafin e tij, si dhe banorët e zonave përkatëse në të dyja njësitë.Në nisje të takimit kryetari prezantoi punën e realizuar përgjatë vitit 2020, ashtu sikurse edhe problematikat e konstatuara, si dhe prioritetet për tu përfshirë në Buxhetin e vitit 2021. Fokusi kryesor për investime u vu re nga kërkesat e banorëve për investime në infrastrukturën rrugore, kanale vaditëse, uji të pijshëm etj.#dëgjesapublike2020#Buxheti2021#transparencë#bashkëqeverisje#NjesiaAdministrativeSuç#NjesiaAdministrativeGurrë








0 Comments