Dëgjesë publike në Nj. A. Klos, për hartimin e Projekt-Buxhetit 2021.
Sot me datë 30.10.2020, ora 13:00, u zhvillua dëgjesa publike, në Njësinë Administrative Klos për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2021. Të pranishëm në dëgjesë ishin Kryetari i Bashkisë z.Ilmi Hoxha me stafin e tij, si dhe banorët e Nj.A. Klos.Gjatë takimit u diskutua për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme për tu përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm si dhe u prezantua puna e realizuar e këtij viti.Prioritetet për investime u evidentuan kryesisht për sisteminin e kanaleve vaditëse, uji të pijshëm, infrastrukturë rrugore, rrethimin e varrezave publike të qytetit, etj.#dëgjesapublike2020#Buxheti2021#transparencë#bashkëqeverisje#NjesiaAdministrativeKlos





0 Comments