***Tradita vazhdon me, Edicionin e 3- të Fest Folk 2022
Në ditën e fundit të shtatorit dhe atë të parën e tetorit, u zhvillua në qytetin e Klosit Panairi dhe Fest-Folk Klosi 2022.
Kaluam së bashku momente të bukura duke promovuar kështu produktet bio të zonës dhe vlerat artistiko-kulturore të saj. Dhuruam sado pak lumturi në sytë e fëmijëve, duke sjellë për herë të parë për ta Teatrin e Kukullave.
Festa e Birrës mbylli ditën e djeshme për të kulmuar sot me,
Edicionin e 3- të të Fest Folkut
Faleminderit grupeve pjesëmarrëse në Festival!
Faleminderit të gjithë ju të ftuar që na nderuat me praninë tuaj
Faleminderime për stafin e bashkisë për të gjithë angazhimin dhe punën e palodhshme
Ky është Klosi, qyteti i vlerave të mëdha
Shihemi në evenimente të tjera të bukura!
Ju mirëpresim!

















0 Comments