Tetori, muaji kundër trafikimit të qenieve njerëzore🚫
Thuaj STOP trafikimit të qenieve njerëzore

Ishte kryefjala e aktivitetit të ditës së sotme, pranë shkollës 9- vjeçare “Tahir Hoxha” Klos. Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Bashkisë Klos, në bashkëpunim me punonjësin social të shkollës realizuan një takim ndërgjegjësues me nxënësit e klases së VII të kësaj shkolle. Gjatë aktivitetit u zhvillua një bisedë e hapur në lidhje me rëndësinë e masave parandaluese të trafikimit si dhe ju dha përgjigje shumë nga pyetjet që fëmijët iu drejtuan punonjësit social.Aktivitetet ndërgjegjësuese do të realizohen gjatë gjithë muajit tetor, me bashkëpunim e ndërveprim të përbashkët mes institucioneve në Bashkinë Klos.#thuajstoptrafikimit#bashkiameJU#Shkolla#TahirHoxha#Klos#policiameJU#sherbimisocialKlos#STOP





0 Comments