Së shpejti, një kënd lojrash në Klos
Projekti “Hapat e parë: Mbështetje për mjedisin, pjesëmarrjen dhe sportin në Bashkinë Klos” u prezantua në këtë qytet, si një nga 13 projektet fituese në thirrjen e dytë të #BEpërBashkitë.
Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia Klos do të ndërtojë një kënd të ri lojrash për fëmijët dhe për të rinjtë. Gjithashtu do të organizohen një seri aktivitetesh edukative dhe sportive.
Në fjalën e tij hapëse, Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha nënvizoi se të rinjtë dhe krijimi i kushteve dhe mundësive më të mira për ta, mbetet një prioritet i bashkisë, ndërkohë që falenderoi ekipin e projektit #BEpërBashkitë për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë fazave të ndryshme të aplikimit.
Gjithashtu Z. Hoxha nënvizoi se Bashkia Klos vazhdon të investojë në forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e strukturave, si një parakusht për përthithjen dhe menaxhimin e fondeve të BE-së dhe donatorëve të tjerë.
#BEpërBashkitë.
#euformunicipality
0 Comments