Qyteti Klos paijset me kosha të vegjël mbeturinash !
Bashkia Klos me anë të Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve, për herë të parë bën të mundur vendosjen e koshave të vegjël për mbetjet në qytet.

Koshat e vegjël të vendosur në rrugët e qytetit ju shërbejnë qytetarëve dhe kalimtarëve për hedhjen e mbetjeve, si dhe mund të përdoren edhe nga duhanpirësit për fikjen e cigareve në tabllon e mbushur me rërë.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mbajnë pastër ambientin që na rrethon.
Këto kosha nuk janë për vend grumbullim mbetjesh pasi për këtë shërbejnë kontinierët dhe pikat e caktuara për vend-grumbullim.

Nga sot Bashkia Klos duke u nisur nga shqetësimet e shumë qytetarëve për gjendjen e pastrimit ka menduar që ofrimin e shërbimit të pastrimit të kryhet nga Grupi i Pastrim-Gjelbërimit në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Shërbimeve.

Të bëhemi të gjithë bashkë për një mjedis sa më të pastërt.
#cdoditënjëndryshimiiri#bashkiaqëduam#klosiqëduam#bashkiaklosnëshërbimintua
Forumi Mjedisor Klos#Tëgjithëbashkëpërnjësmjedistëpastër#mbanipastermjedisinqënarrethon





0 Comments