Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Nga 30 Marsi “leje-dalje” per vetem nje pjestar te familjes per vetem 1 ore.

Të dashur qytetar,
Nga 30 mars qarkullimi i lëvizjes në fashën orar 5.00 -13.00, në qytetin e Klosit do të bëhet vetëm me leje qarkullimi për vetëm një pjestar të familjes, për të plotësuar nevojat e familjes.
“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjestar të familjes, në atë ditë, për qendrat urbane.
Ky pjestar i familjes do të duhet të lëvizi nga ora 05:00 deri 13:00.
Aplikimi për lejen do të bëhet online në portalin e-albania ose me sms në nr 55155 👉
➡️ te e-albania, zgjidhet opsioni “leje për dalje”, dhe orari për kur të duhet leja, si dhe zgjidhet personi që do të marrë lejen në familje.
➡️ sms duhet të përmbaje : Nr e kartës së identitetit, NID dhe orari për kur të duhet leja.
Leja merret një ditë pas aplikimit !

Nuk lejohet👉
Asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.
Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë arsye.
#qendroneshtepi
#bashkëmundemi
#respektorregullat

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *