Midis ekselentësh! Bashkia Klos shpërblen financiarisht nxënësit më të mirë
Për të dytin vit radhazi Bashkia Klos ka shpërblyer financiarisht nxënësit ekselentë me një vlerë monetare prej 5 000 lekë të reja.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Bashkia Klos, kryetari Ilmi Hoxha përgëzoi për notat e larta 26 nxënësit ekselentë, të cilët ishin të shoqëruar në këtë aktivitet të rëndësishëm nga prindërit dhe mësuesit e tyre.
Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha u shpreh me krenari për nxënësit e përzgjedhur duke uruar që vitin tjetër numri i të përzgjedhurëve të jetë dyfishuar duke premtuar edhe shpërblim me vlerë monetare më të lartë.
“Mirënjohës për arritjen e këtyre nxënësve të cilët me punën dhe vullnetin e tyre, janë një model dhe vlerë e shtuar për bashkëmoshatarët dhe të gjithë komunitetin…”- u shpreh kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha.
Postimi në Facebook:
Midis ekselentësh!
Për të dytin vit radhazi shpërblyem nxënësit më të mirë me një bonus financiar prej 5 000 lekësh të reja.
I lumtur ti përgëzoja për notat e shkëlqyera dhe vullnetin e palodhur në mësime.
Për secilin prej tyre ndamë një shpërblim simbolik si një shtysë për rezultate maksimale në të ardhmen.
Mirënjohës për arritjen e këtyre nxënësve të cilët me punën dhe vullnetin e tyre, janë një model dhe vlerë e shtuar për bashkëmoshatarët dhe të gjithë komunitetin.
0 Comments