Fëmijët janë prioriteti ynë👫📚✅
13 shtator, 2020
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor Bashkia Klos, përmes ekipit të saj ka marrë masa për realizimin e piketimit për distancimin fizik, për sigurimin e ujit dhe energjisë elektrike si dhe dezinfektimin e ambienteve të jashtme e të brendëshme, detyrim i cili do të jenë në mënyrë periodike. Në kushtet kur ky vit shkollor do të filloje të zhvillohet në kushte të veçanta për shkak të situatës së pandemisë COVID-19 është shumë e domosdoshme që nga të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit dhe institucionet të zbatohet me rigorozitet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe të zbatohen me përpikmëri rregullat e thjeshta, por shumë thelbësore për shëndetin e fëmijëve të cilat do ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërsa, Gjimnazi i qytetit të Klosit, falë mbështetjes financiare të qeverisë shqiptare i është nënshtruar rikonstruksionit total dhe është gati ditën e hënë për të pritur nxënësit e tij.Një nga prioritetet e qeverisë shqiptare ka qenë e do të mbetet edhe në vijimësi përmisimi i ambjenteve të institucioneve arsimore, me qëllimin e vet, sigurimin e standarteve e ambjenteve bashkëkohore si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.

Hapja e dyerve të shkollës këtë vit mësimor 2020-2021 është një sfidë e jashtëzakonshme por me angazhimin e drejtuesve, prindërve dhe mësuesve do të kemi ambjente të sigurta për zhvillimin e një procesi mësimor duke ruajtur distancimin fizik dhe respektimin e protokollit si një garanci për ruajtjen e shëndetit për nxenesit, mesuesit dhe familjaret e tyre.

Me kujdes respektoni rregullat e mëposhtme :

Ruani distancën fizike prej 1,5m nga të tjerët.

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose dezinfektojini.

Përdorni këndin e brrylit kur kolliteni apo teshtini.

Evitoni prekjen e hundës, gojës apo syve.

Evitoni prekjen me dorë të maskës, kujdesuni ta hiqni duke e kapur tek lidhëset dhe hidheni atë menjëherë në kosh.#mekujdes#tësigurt#shkollatqëduam#BashkiaQëDuam#Klosiqëduam

0 Comments