Dita botërore e mësuesit 📖
Në vitin 1994, 5 tetori është përcaktuar si Dita Botërore e Mësuesit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ( UNESCO ). Kjo ditë i jep rëndësi rolit dhe rëndësisë së mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri si dhe për vlerat e çmuara që transmetojnë tek brezat e ardhshëm gjatë mësimdhënies.Pikërisht sot u gjendëm pranë dy shkollave të qytetit, shkollës 9- vjeçare “Tahir Hoxha” dhe gjimnazit të përgjithshëm “Shaban Çollakut” , ku në shenjë vlerësimi nderuam me certifikatë mirënjohje dy mësues në prag pensioni. Shprehim vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit e shkollave të Bashkisë Klos.
#arsim#ditabotëroreemësuesit#ShkollatKlos






0 Comments