Projekti ndërkufitar “Zbulimi i Atraksioneve të fshehura” , vazhdojnë fazat e zbatimit të projektit.
ℹ️ Në kuadër të projektit ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve turistike” , ku Bashkia Klos është një ndër përfitueset e projektit, që do zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dje u zhvillua takimi i radhës këtë herë në ambientet e Bashkisë Klos.
Patëm nderin të kishim prezent delegacionin e Bashkisë së Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut me Kryetarin Z.Marjance Stojanovski si dhe përfaqësues të organizatave partnere FLAG dhe Art Point Gungo.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit te projektit, ku jemi në fazën e nisjes së ndërtimit të muzeut, si dhe u përcaktua plani i punës për periudhën në vijim.
Rikujtojmë që projekti ka si qëllim zbulimin e atraksioneve turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në Klos do investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmiresimin e infrastrukturës turistike në zonën e Balgjaj, Ura e Vashës e zona të tjera potenciale, si dhe në mbështetjen e promovimin e ofruesve të produkteve lokale.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.
🇪🇺🇲🇰🇦🇱
#EuropeanUnion #discoveringhiddenattraction 🙌
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120581286_3709396139079869_2530900187471076316_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120513085_3709396329079850_7170933123520513168_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120558828_3709396285746521_1777795086663704653_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120540302_3709396479079835_8666581679542741048_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120562574_3709396595746490_1337611619752699487_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120528441_3709396112413205_3426678819437727693_n.jpg)
![](https://www.bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/120602702_3709396625746487_526264025685173526_n.jpg)
0 Comments