Culture
♦️ Mirënjohje dhe vlerësim!
Me rastin e daljes së 3 punonjësve tanë në pension, u realizua sot një ceremoni falenderimi.Kryetari i Bashkisë Klos, Z. Ilmi Hoxha shpreh respekt për punën e palodhur dhe për përkushtimin në kryerjen e detyrës. Kontributi juaj le të jetë shembull për çdo punonjës të administratës dhe jo vetëm.Gjatë ceremonisë, punonjësit u nderuan me Certifikata Mirënjohje, duke kaluar disa momente të bukura mes kolegësh.
Z. Ramazan Mjeshtri
Znj. Merjeme Bala
Z. Sherif Meta
Faleminderit!




Ura e Vashës pjesë e projektit “Discovering Hidden Attractions”.🇪🇺 🇲🇰 🇦🇱
Ura e Vashës është një nga monumentet kulturore për të cilën projekti i financuar nga Bashkimi Europian “Discovering Hidden Attractions” synon të promovoje. Kujtojmë këtu që përmes këtij projekti do të ndërtohet muzeu historik i Klosit. Në shumë pak muaj , projekti pritet të përfundoje.
🇪🇺 🇲🇰 🇦🇱

Projekti Ndërkufitar “Discovering Hidden Attractions”.
Në kuadrin e projektit ndërkufitar ‘Discovering Hiddeen Attractions’, i cili është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, ne sjellim në vëmendjen tuaj dy nga mrekullitë e pashkelura, Ura e Vashës dhe Liqenet e Balgjaj. Sezoni turistik po afron, shtoni në listën e vendeve për tu vizituar Klosin. Eja në Klos. 🇪🇺 🇲🇰 🇦🇱


