Takim miqësor me familjet e veteranëve .
Në kuader të përgatitjeve kushtuar 75-vjetorit të Çlirimit të Shqiperise ,realizuam sot një takim miqësor e bashkëbisedim të ngrohtë me veteranët e Bashkisë Klos e pasardhesit e tyre.
Së bashku, shkëmbyem mendime sesi mund të nderojmë më se miri figuren e çdo deshmori që kontribuoj në emër të atdheut dhe sesi mund ti ruajmë e mbartim më te mirat vlera te trasheguara prej ty.
Pjesë e takimit ishin të gjithë familjet e veteranëve ,nga të gjitha njësite e administrative dhe qytetit të Klosit.
Kyetaria e këshillit bashkiak Znj. Valbona Kola nderoi me certifikatë mirënjohje për kontributin e dhenë prej vitesh në ruajtjen e trashëgimisë së vlerave të familjeve të veteranëve , kryetarin e organizatës së veteranëve Z.Besim Balliu.
Krenari, emocion, përulesi dhe mirënjohje për heronjtë tanë qe dhanë gjakun për më të bukurën Shqiperi.
#75vjetoriiclirimit
0 Comments