Bashkia Klos: Së bashku për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike!
Sot në ambientet e Bashkinë Klos u zhvillua një takim sensibilizues kundër lëndeve narkotike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, administratorët e 4 njësive administrative, kryetarët e fshatrave dhe Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me masat e marra ndaj këtij fenomeni shqetësues si dhe u garantua mes strukturave bashkëpunim dhe mbështetje për të parandaluar në kohë kultivimin e bimeve narkotike në territorin e Bashkisë Klos.
Stop kultivimit të bimëve narkotike!