Pjesëmarrës në takimin rajonal të zhvilluar ditën e djeshme në #Peshkopi, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Re të Decentralizimit të Vetëqeverisjes Vendore 2023-2030.
Shoqata për Autonomi Vendore, nën kujdesin e veçantë të drejtueses ekzekutive znj. Adelina Farrici, dhe me mbështetjen e projektit ‘Bashki të Forta bëri bashkë në një tryezë diskutimi përfaqësuesit e katër bashkive të qarkut, #Dibër, #Bulqizës#Klos e #Mat.
Fokus i këtij takimi ishte diskutimi rreth nevojave reale, problematikave dhe sfidave, me të cilat ndeshen njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe ndarja e mendimeve dhe rekomandimeve për tu adresuar në këtë dokument të rëndësishëm strategjik, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimit ekonomik-social të bashkive.
#StrategjiaeDecentralizimit2030




0 Comments