Bujtina “Te Mulliri”, Guri i Bardhë 
Sot në ambjentet e bujtinës “Te Mulliri” pjesë e rrjetit të ri agroturistik të Shqipërisë, ku familja Hysa me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR, po zhvillon aktivitetin e saj në agroturizëm.
Produktet bio të zonës janë asete të çmuara të menusë së bujtinës “Te Mulliri”, karakteristike të fshatit Guri Bardh. Shërbimi ofrohet nga vetë familjarët e bujtinës si dhe banorë të zonë. .
Bujtina “Te Mulliri” është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Gurrat e Gurit Bardh, për të vijuar më tej me Gujën si dhe Kalanë e Petralbës e shumë atraksione të tjera.
0 Comments