Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Rehabilitohet “Ura e Halilajve” në hyrje të fshatit Dars.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Klos ndërhyn dhe riparon dëmet e shkaktuara ndër vite, në “Urën e Halilajve” , duke e kthyer në funksion të plotë.

Kjo urë e cila është monument kulture i kategorisë së I-rë , është e ngritur në një vend shkëmbor mbi dy brigje të lartë e formuar me hark. Harku i urës ka një gjatësi prej 15 m, gjerësia midis dy këmbëve të saj është 11 m, kurse lartësia nga pasqyra e ujit arrin 9 m. Traseja e rrugës ka një gjerësi 2. 6 m dhe është e shtruar me gurë e pllaka gurësh lumi.“Ura e Halilajve” thuhet se është ndërtuar nga një pjesëtar i fisit Halili.

Kjo urë është ndër urat më të vjetra që gjenden sot të padëmtuara në Mat e që ruhet me fanatizëm nga Ministria e Kulturës.#monumentkulture

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *