Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia Klos shpallet fituese e projektit të Programit të Përbashkët i OKB-së , “Askush të mos mbetet pas”.

Bashkia Klos shpallet fituese e projektit të Programit të Përbashkët i OKB-së , “Askush të mos mbetet pas”. Projekti konsiston në ngritjen e njësive të vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit / NJVNRR. Qëllimi i projektit është krijimi i një infrastrukture të përshtatshme për sektorin social përmes Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve për Kujdes shoqëror. Nga ky projekt do të përfitoje komunitetin në nevojë të Bashkisë Klos dhe stafi përgjegjës për shërbimet sociale.Rezultatet e pritshme nga projekti janë:

1- 4 zyra në 4 njësi administrative të krijuara dhe për t’i paijsur me materialet e nevojshme, për të ofruar shërbime të kujdesit shoqëror.

2- Databaza të ofruesve të shërbimeve shoqërore dhe 1 paketë e plotë me të gjitha format e dokumentacionit duke përfshirë kontakte dhe informacionin mbi referimin.

3- Rreth 1000 persona pritet të marrin shërbime të kujdesit shoqëror, si rezultatet i rritjes së kapaciteteve të stafit të bashkisë.

Vlera e investimit është 1.200.400 lekë.

Ky projekt financohet nga UNDP Albania në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” me fonde të Qeverisë Zviceriane.

#AskushTëMosMbetetPas#shërbimesociale

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *