THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË!
Bashkia Klos shpall thirrjen për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë.Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë Klos dhe të moshës prej 15 deri 19 vjeç.
Për të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të paraqesin interesin e tyre përmes një letre motivimi në adresën e emailit; ishe.kodra@bashkiaklos.gov.al ose pranë Sportelit të Zyrës me Një Ndalesë në Bashkinë Klos.
Bashkia Klos ka nevojë për ju, bëhu edhe ti zëri përfaqësues për komunitetin tënd!
Ju mirëpresim!
![](http://bashkiaklos.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/287427368_5598192930200171_902215963884063025_n-1024x732.jpg)
0 Comments