Të rinjtë të parët
Këtë fundjavë, të rinjtë e qytetit të Klosit u bënë pjesë e një trajnimi angazhues dhe produktiv me tematikë Paqen, të realizuar nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”
Në trajnim u trajnuan çështje të Paqes, sigurisë, bullizimit, gjithëpërfshirjes, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe Edukimit Bashkemoshatar në shërbim të promovimit të Paqes dhe sjelljeve pozitive në shoqëri.

Ky aktivitet mbështetet nga projekti ”Fuqizimi i rolit të të rinjve për promovimin e mirëkuptimit reciprok, narrativës konstruktive, respektit për diversitetin dhe rritjes së besimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë, i cili zbatohet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UNFPA dhe UNDP, me financim të Fondit së Kombeve të Bashkuara për Paqen.
Bashkia që duam












0 Comments